-
Drejtori i Degës
Etlevë Luli
Tel: +355 69 70 25 013
Adresa:
Rruga “Studenti”. Lagjia “Qemal Stafa”, Parrucë, Shkodër
Email:
etleve.luli@ekb.gov.al
Struktura:
Dega Rajonale Shkodër(1+2)
- Drejtor
- Specialisti i Financës
- Specialist i shitjes dhe kredive
-
-
-
Etlevë Luli – Drejtore e Degës Rajonale Shkodër (Kategoria 1B)
Etlevë Luli ka mbi 20 vite eksperiencë profesionale në administratën publike. E diplomuar me studime të larta, ajo ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në drejtim dhe koordinim institucional. Drejtimin e Degës Rajonale Shkodër e ushtron që prej vitit 2020.
Misioni:
Dega rajonale ka si qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së EKB-së në rajonin ku ajo ka shtrirje gjeografike, në lidhje me investimet, shitjet, marrëdhëniet financiare, administrative, marrëdhëniet me klientët, marrëdhëniet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të institucioneve të tjera vendore.
Funksionet:
- Ndjek dhe zbaton programin ekonomik dhe financiar, të miratuar nga Këshilli Drejtues i EKB-së.
- Përgatit analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe pasqyrave financiare.
- Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për sigurimin e shesheve të ndërtimit, si dhe dokumentacionin përkatës, për të mundësuar investime banesash me fondet e EKB-së.
- Informon në vazhdimësi mbi ecurinë e investimeve në objektet që ndërtohen me financime nga EKB.
- Ndjek të gjithë procedurën e marrjes në dorëzim, të regjistrimit në ZVRPP, si dhe lidhjen e kontratave me blerësit, për banesat e reja të ndërtuara nga EKB-ja.
- Lidh kontrata me qytetarët që përfitojnë banesë nga objektet e kaluara në fond banese me VKM përkatëse, me qëllim privatizimin e tyre.
- Ndjek të gjitha proceset gjyqësore ku dega rajonale është palë në gjykim dhe harton evidencat gjyqësore përkatëse.
- Ndjek marrëdhëniet me klientët, bën klasifikimin e debitorëve dhe ndjek arkëtimet e debitorëve sipas “Manualit të menaxhimit të debitorëve”.
- Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore ndjek procedurën për hartimin e listave të qytetarëve, që do të përfitojnë strehim në banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga EKB-ja.
- Informon dhe raporton në Drejtorinë e Përgjithshme, duke vënë në dispozicion të dhëna apo materiale për të gjitha problematikat që lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit të degës.
- Bën pritjen e qytetarëve, ndjek ankesat e tyre dhe korrespondencat shkresore.
Dega Rajonale EKB Shkodër
11247 Total Views 4 Views Today
