Mbi 800 Shërbime të Dhëna Online nga Enti Kombëtar i Banesave në vetëm 2 muaj!
Vijojmë të ofrojmë shërbimet online efikase dhe transparente për qytetarët përmes platformës qeveritare e-Albania.
Ja cilat janë shërbimet që mund të përfitoni online:
1. Shtyrje e afati kredie me 3%.
2. Kopje dokumentesh teknike nga arshiva teknike e EKB.
3. Të dhëna për çmimet e zërave të punimeve të ndërtimit.
4. Kopje e dosjes së shitjes për apartamente/objekte që qytetarët kanë përfituar nga EKB.
5. Aplikimi dhe dorëzim dokumentacioni për t’u trajtuar me kredi të lehtësuar me 0% interes si ish-qiramarrës në ish-pronë private.
Të gjitha këto shërbime ofrohen online përmes e-Albania, pa nevojë për paraqitje fizike, duke kursyer kohë dhe duke rritur lehtësinë në aksesin ndaj shërbimeve publike.