NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE
“DREJTOR NË DREJTORINË E SHITJES, KREDIVE, KOORDINIMIT TË PROJEKTEVE DHE PROMOCIONIT TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË EKB-së”
Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: Drejtor në Drejtorinë e Shitjes, Kredive, Koordinimit të Projekteve dhe Promocionit
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (05.05.2026 –19.05.2026)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Drejtori i drejtorisë së shitjes, kredive, koordinimit të projekteve dhe promocionit organizon të gjithë veprimtarinë e punës në drejtori dhe raporton drejtpërdrejtë tek Drejtori i Përgjithshëm.
- Përgjigjet për zbatimin e detyrave dhe problemeve, për zbatimin dhe respektimin e ligjshmërisë në fushën e përgjegjësive dhe kompetencave që mbulon Drejtoria e shitjes, kredive, koordinimit të projekteve dhe promocionit.
- Vlerëson kërkesat/ankesat e adresuara në drejtori dhe sipas problemeve koordinon punën me specialistët brenda strukturës përkatëse për trajtimin e tyre.
- Organizon punën për hartimin e programit ekonomik, për përcaktimin e objektivave vjetore dhe planit të veprimit, me qëllim plotësimin e detyrave të planifikuara.
- Organizon punën për administrimin e shitjes së objekteve të investuara dhe ndërtuara nga EKB, si dhe të privatizimit të njësive të banimit të objekteve sipas akteve ligjore.
- Harton programin vjetor të punës së drejtorisë sipas objektivave të njësisë miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm, monitoron zbatimin e tij si dhe bën vlerësimin e punës së punonjësve bazuar në objektiva të matshëm.
- Përgatit dhe paraqet në mënyrë periodike materiale pune në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Këshillin Drejtues të EKB-së.
- Organizon takime pune dhe përgatit analiza për problemet e shitjes dhe kredise të Drejtorisë dhe Degëve Rajonale të EKB-së, si dhe therrët ne raport Specialistët e shitjes të Degeve Rajonale të EKB-së.
- Kontrollon degët rajonale të EKB-së për të parë zbatimin e detyrave dhe respektimin e ligjishmërisë në fushën përkatëse, duke hartuar praktikën e plotë dokumentare.
- Kontrollon punën e vartësve dhe për mangësitë që vëren bën propozime për masa disiplinore te Drejtori i Përgjithshëm.
- Bën vlerësimin për punën e kryer të specialistëve të Drejtorisë Ekonomike për vitin paraardhës.
- Merr pjesë në hartimin e udhëzimeve të brendshme të shitjes se banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese për privatizim me VKM-të përkatëse, në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme.
- Merr pjesë në grupe të ndryshme të punës të organizuara nga Ministria përgjegjëse për strehimin.
- Miraton duke nënshkruar elektronikisht përgjigjen e qytetarëve nëpërmjet portalit e-albania pasi kjo përgjigje është konceptuar nga Specialisti përkatës përkatës i Drejtorisë dhe i dërgon ato tek Drejtori i Përgjithshëm për aprovim.
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm.
Edukimi
- Arsim i lartë “Jurist/Ekonomist”.
- Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profilin përkatës.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e gjuhes së huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
- Formulari i vetdeklarimit (shkarko formularin Plotëso formularin e vetdeklarimit).
- Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar).
- Listë notash (fotokopje e noterizuar).
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore.
- Kartë identiteti.
- Çertifikatë famljare.
- Dëshmi penaliteti (e përditësuar tre muajt e fundit).
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm i paraqet Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim kanditaturat që kanë aplikuar me dokumentacionin përkatës.
Këshilli Drejtues përzgjedh mes alternative kanditaturën më të mirë. Këshilli Drejtues mund të kërkojë të intervistojë kanditaturat.
Me Vendim të Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm emëron në detyrë kanditaturën e përzgjedhur, me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).