Shijak, qershor 2026

Një hap tjetër drejt strehimit në #Shijak!
#EntiKombëtariBanesave vijon punën për realizimin e një projekti të konceptuar për të ofruar banesa me standarde bashkëkohore dhe hapësira funksionale për komunitetin.
Vetëm 300 metra nga qendra e qytetit, projekti zhvillohet në një sipërfaqe prej 3,320 m² dhe parashikon ndërtimin e 3 objekteve banimi me ambiente të gjelbëruara, hapësira të përbashkëta dhe shërbime në mbështetje të banorëve.
Objekti i parë #BanesameKostoteUlet ndodhet aktualisht në fazën e ndërtimit të karabinasë, ndërsa i gjithë investimi synon të krijojë mundësi strehimi për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke garantuar më shumë siguri dhe cilësi jetese.
#Hapësira të gjelbëruara
Banim modern dhe funksional
Investim në shërbim të komunitetit
Së bashku po ndërtojmë një qytet më të zhvilluar, më funksional dhe më pranë nevojave të qytetarëve!