Shiten garazhe në Korçë

Në qytetin e Korçës është ndërtuar me fondet e EKB-së një objekt banimi dhe shërbimi, me gjashtë kate. Kati përdhe ka funksion tregtar. Objekti ndodhet në rrugën “Boris Plumbi” dhe rrugën “Kenedi” Korçë, zona kadastrale 8561 me Nr.pasurie 1/863, në një zonë në zhvillim në pozicion të favorshëm në qytet, pranë parkut.
Ky objekt novator banimi dhe shërbimi është një shëmbull pozitiv për eficencën e energjisë në Shqipëri.
Ambjenti përreth objektit deri në lidhje me rrugën është i sistemuar. Objekti është i lidhur me infrastrukturën inxhinierike FU, FEE, KUZ.

Objekti i Shitjes: “3 (tre) garazhe përkatësisht me sipërfaqe: nr.2=18.80 m², nr.3=20 m², nr.5=60.20 m², në Godinën Nr.1 me 6 kate, me kosto të ulët dhe eficencë energjie, të ndërtuar me fondet e EKB-së në qytetin e Korçës.

Sipërfaqet e vendparkimeve
1. Vendparkimi G2 me sip. 18.80 m2
2. Vendparkimi G3 me sip. 20.00 m2
3. Vendparkimi G5 me sip. 60.20 m2

Data e zhvillimit të ankandit: 28.03.2024, ora 11.30

Lloji i Procedurës standarde të ankandit “Ankand i Hapur”

Vlera fillestare e ankandit për garazhet është: 35 000 (tridhjetë e pesëmijë) Lekë/m² .

Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa:) Dega Rajonale e EKB Korçë, Rr.” Edit Durham”.

Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 28.03.2024, ora 11.30

 

 

 

 



 

Foto Galeri

 

 

Siperfaqet

Sipërfaqet e vendparkimeve

Vendparkimi G2 me sip. 18.80 m2

Vendparkimi G3 me sip. 20.00m2

Vendparkimi G5  me sip. 60.20 m2

Autoriteti shitës

Enti Kombëtar i Banesave, Rruga “Kavajës”, ndërtesa nr,80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri), Tiranë, Tel: +355 42 227 796, email:info@ekb.gov.al

Arkitektura

Arkitektura e këtyre objekteve banimi është bazuar në gjuhën arkitekturore korçare. Tipar interesant i shtëpisë korçare janë streha dhe qoshku, të cilat shërbenin për shtimin e hapësirës së jashtme. Tërheqja vëllimore në katin përdhe krijon hapësira nën strehë dhe kthehet në një system me potencial ndërtues të itinerareve përreth ndërtesës. Të gjitha njësitë e shërbimit kanë një prezantim maksimal në eksterier, në saj të vetratave të xhamit.

 

14237 Total Views 8 Views Today