Analiza 6 mujore për vitin 2021

23.07.2021

Enti Kombëtar Banesa zhvilloi sot analizën e punës së institucionit për 6 mujorin e parë të vitit 2021.
Në takimin e drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së, z.Stefan Çipa, ishin të pranishëm përfaqësues të institucionit si dhe drejtorë të Degëve Rajonale.
Materiali i analizës evidentoi punën e bërë për realizimin e detyrave të ngarkuara, treguesit kryesor të arritur gjatë kësaj periudhe, si dhe u përcaktuan synimet për muajt në vijim.
Në përfundim të analizës , drejtori i EKB-së vlerësoi punën e personelit në përmbushjen e detyrave të tyre, duke u shprehur se pavarësisht arritjeve të deritanishme mbetet prioritet realizimi i objektivave në vazhdimësi.
2389 Total Views 4 Views Today