“Punojmë për komunitetin në ndihmë të familjeve në nevojë, së shpejti me projekte të reja ndërtimi”
Drejtori i Përgjithshëm z.Stefan Çipa dhe stafi EKB-së kreu një takim në Bashkinë Shkodër me Kryetaren e Bashkisë Znj.Voltana Ademi.
Në këtë takim u diskutuan mundësit e ndërrmarjes së një investimi të ri për familjet e pastreha në këtë Bashki dhe trajtimi i problematikave që lidhen me çështjet e privatizimit të apartamenteve të pa privatizuara ose objekteve të kthyera në fond banese, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Për të dyja palët u caktuan detyra konkrete për përshpejtimin e problematikave të trajtuara në këtë takim.
2496 Total Views 2 Views Today