Dhurim Apartamenti në Lezhë

16.06.2021

Në kuadër të rindërtimit, pas tërmetit të datës 26.11.2019, për familjet e dëmtuara grupi Balfin i ka dhuruar EKB-së 11 apartamente të ndodhura në qarqet Durrës (9 apartamente) dhe Lezhë (2 apartamente), me qëllim strehimin e këtyre familjeve.
Gjashtë nga apartamentet janë dorëzuar tek familjet e pastreha të zgjedhura nga Këshillat Bashkiakë respektive.
Sot u realizua dhurimi i një apartamenti 2+1 me sipërfaqe 93.8 m2 në lagjen “Gurra” në favor të familjes së përzgjedhur nga Këshilli Bashkiak Lezhë, për Z.Pashkë Rama.
Për dorëzimin e apartamentit tek familja ishin prezent Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së Z.Stefan Çipa, Drejtoresha e Drejtorisë së Strehimit Ministria e Financave dhe Ekonomisë Znj.Doris Andoni, Drejtori i Tirana Bank Z.Dritan Mustafa dhe përfaqësues të stafeve respektive të EKB-së dhe Tirana Bank.
 
1734 Total Views 2 Views Today