Analiza 9-mujore e Entit Kombëtar të Banesave

Analiza 9-mujore e Entit Kombëtar të Banesave

Është zhvilluar takimi mbi analizën e veprimtarisë ekonomike dhe financiare të Entit Kombëtar të Banesave për 9-mujorin e vitit 2024. Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Z.Stefan Çipa si dhe në prani të drejtorëve të Drejtorisë së Përgjithshme dhe drejtorëve të Degëve Rajonale të EKB-së. Në përmbyllje të analizës janë caktuar objektivat kryesore ku duhet të fokusohen, ndjekja ritmike e arkëtimeve nga këstet e planifikuara të kredive dhe të interesave të kontratave, ndjekja e ecurisë së investimeve për ndërtimin e banesave në Vlorë, Has, Rroskovec, Delvinë, Burrel si dhe përfundimin e shitjeve me ankand të garazheve në Korçë, Maliq dhe Has.

1584 Total Views 4 Views Today