Enti Kombëtar i Banesave nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Politeknik të Tiranës.
Ky bashkëpunim është një mundësi shumë e mirë trajnimi dhe praktike për studentët e inxhinierisë dhe arktitekturës, por edhe për pasurimin me ide të reja në projektim apo zgjidhje inxhinierike.
Kjo marrëveshje synon:
Organizimin e trajnimeve të përbashkëta, leksioneve të hapura apo workshop-eve, në lidhje me tematika që kanë interes studimor ose praktik.
Shkëmbimin e asistencës teknike dhe profesionale, në realizimin e projekteve respektive.
Shkëmbimin e informacioneve për kërkime shkencore, nxjerrjen e të dhënave statistikore dhe kryerjen e studimeve.
Angazhimin dhe bashkëpunimin në projekte me interesa të përbashkëta, në të cilat EKB dhe UPT mund të shkëmbejnë përvojat, njohuritë dhe eksperiencat.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm dhe do të krijojë mundësi dhe lehtësi për studentët e UPT-së për të kryer praktika mësimore, stazhe profesionale dhe mundësi punësimi pranë EKB-së.
