Banesa ekologjike, sfidë e shndërruar në realitet

Përfundon në qytetin e Korçës ndërtimi i objektit të parë të banimit me kosto të ulët dhe efiçiencë energjisë. Godina me 18 apartamente banimi, nga të cilat 17 banesa me strukturë 2+1 dhe 1 me strukturë 1+1, janë gati për strehimin e qytetarëve që do të shpallen përfitues të programit social  të banesave me kosto të ulët nga Këshilli Bashkiak Korçë. Një projekt sfidues për Entin Kombëtar të Banesave, ku për herë të parë u aplikua teknologjia e efiçiencës së energjisë, i cili u shndërrua në realitet. Ndërtimi i kësaj godine nisi në vitin 2016 dhe u finalizua në muajt e fundit të vitit 2017, ndërsa janë duke vijuar punimet për ndërtimin e godinës së dytë së banimit. Efiçienca e energjisë është një formë e re ndërtimi në shërbim të familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme mbi reduktimin e shpenzimeve ekstra për pagesat e energjisë elektrike për ngrohje-ftohje të ambienteve të banimit.

Foto Galeri

 

6952 Total Views 2 Views Today