Bashkëpunojmë me Bashkinë Maliq, nis investimi i shumëpritur

19.10.2020

Partneritet në ndihmë të familjeve në nevojë për investimin në ndërtimin e banesave me kosto të ulët që do i japin mundësinë e trajtimit me strehim familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat e kanë të pamundur blerjen e banesave në treg të lirë.

Inagurojmë nisjen e punimeve për ndërtimin e një objekti të ri banimi me kosto të ulët në qytetin e Maliqit.

Ceremonia është zhvilluar ditën e sotme me praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa së bashku me kryetarin e Bashkisë Maliq, Z.Gëzim Topçiu, deputetin e zonës Z.Ilir Pendavinji, përfaqësues të dy institucioneve si dhe firma sipërmarrëse.

Bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet Bashkisë Maliq dhe EKB-së do të mundësojë trajtimin me strehim të 27 familjeve të pastreha.

Investimi për ndërtimin e këtyre objekteve do të ndërmerret me të ardhurat financiare të Entit, ndërsa Bashkia Maliq ka vënë në dispozicion të EKB-së sheshin e ndërtimit. Gjatë ceremonisë së inagurimit të punimeve Z.Gëzim Topçiu ka falenderuar EKB-në për ndërmarrjen e ndërtimit të këtyre objekteve në kuadër të programeve sociale të strehimit.

Foto Galeri

3446 Total Views 2 Views Today