Objekt banimi me 35 apartamente është investimi i rradhës i ndërmarrë nga Enti Kombëtar i Banesave në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti.
Të pranishëm në aktivitetin e organizuar gjatë ditës së sotme ishin Z.Stefan Çipa, Drejtor i Përgjithshëm i EKB-së, Z.Liman Morina, kryetar i Bashkisë Has, Z.Zenel Kuçana, Prefekt Qarku si dhe përfaqësues së shoqërisë sipërmarrëse dhe shoqërisë mbikëqyrëse.
Ky objekt banimi përbëhet nga 21 apartamente me strukturë 2+1 dhe 14 apartamente me strukturë 1+1 duke iu përshtatur nevojave të familjeve që do të trajtohen me strehim. Afati për përfundimin e punimeve është 300 ditë.
2790 Total Views 2 Views Today