Strehimi i familjeve në nevojë, një prioritet që ka bashkuar sërish Drejtorinë e Përgjithsme të Entit Kombëtar të Banesave kësaj rradhe me Bashkinë Kukës për inagurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e dy godinave 8-katëshe me 75 apartamente banimi me kosto të ulët. Aktiviteti është zhvilluar paraditen e sotme me të pranishëm Prefektin e Qarkut Kukës, Z.Zenel Kuçana, Kryetarin e Bashkisë Kukës, Z.Safet Gjici, Drejtorin e Përgjithshëm të EKB-së, Z.Stefan Çipa së bashku me përfaqësues të institucioneve respektive. Investimi për ndërtimin e këtyre objekteve do të ndërmerret me të ardhurat financiare të Entit, ndërsa Bashkia Kukës ka vënë në dispozicion të EKB-së sheshin e ndërtimit. Gjatë ceremonisë së inagurimit të punimeve Z.Gjici ka falenderuar EKB-në për ndërmarrjen e ndërtimit të këtyre objekteve në kuadër të programeve sociale të strehimit.
Investimi do të realizohet sipas standardeve bashkëkohore dhe cilësisë konkurruese në treg duke përmbushur nevojat për strehim. Dy objektet e banimit do të jetë 8-kat, me një kat parkimi nëntokë, dhe njëra prej tyre ofron ambiente shërbimi në katin përdhe që do të vijë në ndihmë banorëve të zonës.