Mundësi investimi në qytetet e Shijakut dhe Durrësit për familjet në nevojë strehimi, zhvillojmë takim me kryetarët e bashkive të këtyre qyteteve.
Në takimet e zhvilluara ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave Z.Stefan Çipa me kryetaren e Bashkisë Durrës Znj.Emiriana Sako dhe kryetarin e Bashkisë Shijak Z.Elton Arbana, u diskutua mbi alternativën e zhvillimit të projekteve të reja të ndërtimit në kuadër të politikave sociale të strehimit.
Të dy kryetarët e bashkive kanë shfaqur gatishmërinë për të bashkëpunuar në këtë nisëm të ndërmarrë duke vënë në dispozicion sheshe të lira për realizimin e investimeve me fondet e vetë EKB-së, ku do të kenë mundësi të strehohen familjet përfituese nga programi i banesave me kosto të ulët.