Asistojmë familjet debitore duke siguruar mundësi integrimi në tregun e punës për kapërcimin e problematikave socialo dhe ekonomike – këtë herë në Korçë në një takim ndërinstitucional për familjet e komunitetit Rom dhe Egjiptian. Ky takim është hapi i parë në drejtim të konkretizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit që u nënshkruar me 28 Prill 2016 midis Drejtorisë së Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Në takimin e organizuar, në formën e një tryeze të rrumbullakët, u ftuan të mernin pjesë përfaqësuesit e institucioneve kyçe: Bashkia Korçë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Korçë, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Korçë, Rrjeti i aktivistëve Rom e Egjiptianë, të interesuar për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre komuniteteve, të cilat rrezikojnë të nxirren nga banesat e tyre për shkak të borxheve të mëdha që kanë krijuar ndaj Entit.
“Ne kemi hartuar dhe miratuar së fundmi politikat për menaxhimin e debitorëve, e cila bën klasifikimin e tyre dhe përcakton strategjitë për menaxhimin e debitorëve. Rreth 50% e debitorëve janë të tillë për arsye ekonomike, shkaktuar nga papunësia. Kemi bindjen se punësimi është i vetmi mjet që mund t’u sigurojë këtyre familjeve të ardhurat e nevojshme për pagesat e kësteve. Takimi i sotëm është hapi i parë në konkretizimin e kësaj marrëveshje dhe një mënyrë për të testuar efektivitetin e saj. Në funksion të politikave të menaxhimit të debitorëve është edhe ndryshimi i Udhëzimit nr.19, datë 13.09.2007, i cili na jep mundësi të strukturojmë kushtet e shlyerjes së detyrimeve nga debitorët, duke zgjatur afatin, dhe në pamundësi shlyerje, duke i kaluar këto familje në marrëdhënie qiramarrje sociale me Entin”, është shprehur Znj.Andoni.
Ndërsa kemi kërkuar nga Bashkia Korçë, bashkëpunim në evidentimin e familjeve që kanë në përbërje të tyre persona të paaftë për punë, për gjetjen e hapësirave apo programeve sociale që mund të ofrohen për këta individë. Nga ana e saj Znj.Belina Themeli, Zv.Kryetare e Bashkisë Korçë ka shfaqur gatishmërinë për nënshkrimin e një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale të EKB-së Korçë, duke falenderuar Entit për organizimin e këtij takimi në Korçë, ku ka mjaft problematika lidhur me strehimin. “Nga bashkia do të bëhet ç’është e mundur për të evidentuar dhe vënë në jetë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për skema lehtësuese për familjet përfituese, si edhe për të siguruar punësim”.
Me anë të trajnimeve apo kurseve profesionale, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Korçë do të ndihmojë personat e aftë për punë, pasi janë të shumta bizneset që kërkojnë të punësojnë persona me dëshmi kulaifikuese. Përfaqësues të shoqatës së Komunitetit Rom dhe Egjiptianë janë ankuar se bizneset private diferencojnë trajtimin e kësaj shtrese, duke nisur nga pagat e ulëta për orë pune, kriteri i moshës deri në 45 vjeç si edhe kushte pune pa asnjë strandard. Këto janë disa nga arsyet që anëtarë të këtij komuniteti detyrohen të refuzojnë vendet e punës.
Në konkludim të këtij diskutimi vendosëm ngritjen e një grupi pune me përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave të pranishme në këtë takim, duke evidentuar rast pas rasti problematikat dhe aftësinë për punë të këtyre familjeve debitore, për t’iu prezantuar mundësitë e ndryshme të punësimit që do t’i orfrohen, si edhe në rast refuzimi bashkëpunimi ose punësimi do të detyrohemi të veprojmë ligjërisht.
Në një takim me familjet debitore të këtij kouniteti Znj.Andoni i ka bërë me dije detyrimet ligjore që kanë për të shlyer këstet e banesës, duke i informuar mbi ndryshimet në legjislacion që ofrojnë zgjatje të afatave dhe ristrukturim këstesh. Gjithashtu familjet janë vënë në dijeni mbi grupin e punës që do të verifikojë problemtikat e tyre, gjendjen shëndetësore e fizike për punë, për të përcaktuar si do të veprohet me ta. Ndërsa i është bërë thirrje për t’u rregjistruar në listat e papunëve si edhe tek Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik.