Drejtoria Ekonomike

Drejtoria Ekonomike

Znj. Teuta Pecollari është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, në degën Financë, në vitin 1987. Që prej përfundimit të studimeve universitare, ajo ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në fushën e financës, kontabilitetit dhe auditimit, duke punuar në institucione të ndryshme shtetërore dhe private. Gjatë viteve të punës, ajo është dalluar për profesionalizmin, korrektësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me dinamika të ndryshme institucionale dhe kërkesa të larta të pozicioneve që ka mbajtur.

Në vitin 2019, znj. Pecollari iu bashkua Entit Kombëtar të Banesave, fillimisht në rolin e Specialistes në Sektorin e Auditit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të institucionit. Në këtë detyrë ajo kontribuoi në forcimin e proceseve të kontrollit të brendshëm, vlerësimin e eficiencës së veprimtarive financiare dhe rritjen e transparencës institucionale. Profesionalizmi i saj dhe rezultatet e arritura çuan në emërimin e saj, në vitin 2021, në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike të Entit Kombëtar të Banesave.

Kontakt: Teuta.Pecollari@ekb.gov.al

Misioni

Drejtoria Ekonomike, si pjesë e strukturës së Entit Kombëtar të Banesave, mbështet veprimtarinë e EKB-së duke zbatuar legjislacionin në fuqi, lidhur me menaxhimin e aktrivitetit ekonomik, financiar, zbatimin e dispozitave ligjore për mbajtjen e kontabilitetit, menaxhimin financiar dhe kontrollin, me qëllim zhvillimin e veprimtarisë normale të proceseve të punës të drejtorisë.

Funksioni

  • Harton programin ekonomik dhe financiar, propozon objektivat vjetor, për plotësimin e detyrave të programit ekonomik.
  • Administron, ndjek dhe kontrollon realizimin sipas planit të të ardhurave, shpenzimeve, dhe të investimeve për Drejtorinë e Përgjithshme dhe degët rajonale.
  • Kryen analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore, mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe të pasqyrave financiare.
  • Përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit në programin elektronik financiar, të aktivitetit ekonomiko-financiar të EKB-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, dhe Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të përmirësuara.
  • Ndjek korrespondencën dhe u kthen përgjigje shkresave që i adresohen kësaj Drejtorie.
  • Monitoron punën për menaxhimin e portofolit të riskut konformë procedurave të “Manualit të Riskut” për arritjen e objektivave mujore e vjetore, si dhe identifikimin dhe vlerësimin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave nga strukturat përkatëse të EKB-së.
  • Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e kësteve mujore të klientëve dhe debitorëve sipas Manualit “Politikat dhe Procedurat përMenaxhimin e Debitorëve”.
  • Ndjek dhe monitoron procesin e subvencionimit të interesave të kredive lehtësuese të akorduara nëpërmjet buxhetit të shtetit.
  • Monitoron fondin e sigurimit privat (pjesën e punëdhenësit dhe punëmarrësit) si dhe kryen transfertën në shoqëritë e sigurimeve përkatëse.

Struktura

Drejtoria Ekonomike (1+4)

  • Drejtor i Drejtorisë Ekonomike,
  • Specialist i financës për Drejtorinë e Përgjithshme
  • Specialist i financës për Degët Rajonale
  • Specialist i menaxhimit të riskut dhe debitorëve
  • Specialist i buxhetit

Kontakt

Email:  info@ekb.gov.al

Tel: +355 42 227 796

12822 Total Views 2 Views Today