-
Drejtori i DegësJolanda Mustafaraj
Tel: +355 69 54 16 990
Adresa:
Rr. “Koço Kazanxhi”, Lagja 12, Durrës
Email:
jolanda.mustafaraj@ekb.gov.al
Struktura:
Dega Rajonale Durrës (1+3)
- Drejtor
- Specialist i financës (1)
- Specialist i shitjes dhe kredive (2)
-
Jolanda Mustafaraj – Drejtor i Degës Rajonale Durrës (Kategoria 1A)
Jolanda Mustafaraj ka mbi 25 vite eksperiencë në sektorin publik dhe privat. Ajo ka ushtruar funksione të rëndësishme menaxheriale, duke kontribuar në zhvillimin institucional dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Në vitin 2020 iu besua drejtimi i Degës Rajonale Durrës pranë Entit Kombëtar të Banesave.
- Misioni:Dega rajonale ka si qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së EKB-së në rajonin ku ajo ka shtrirje gjeografike, në lidhje me investimet, shitjet, marrëdhëniet financiare, administrative, marrëdhëniet me klientët, marrëdhëniet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të institucioneve të tjera vendore.
Funksionet:
- Ndjek dhe zbaton programin ekonomik dhe financiar, të miratuar nga Këshilli Drejtues i EKB-së.
- Përgatit analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe pasqyrave financiare.
- Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për sigurimin e shesheve të ndërtimit, si dhe dokumentacionin përkatës, për të mundësuar investime banesash me fondet e EKB-së.
- Informon në vazhdimësi mbi ecurinë e investimeve në objektet që ndërtohen me financime nga EKB.
- Ndjek të gjithë procedurën e marrjes në dorëzim, të regjistrimit në ZVRPP, si dhe lidhjen e kontratave me blerësit, për banesat e reja të ndërtuara nga EKB-ja.
- Lidh kontrata me qytetarët që përfitojnë banesë nga objektet e kaluara në fond banese me VKM përkatëse, me qëllim privatizimin e tyre.
- Ndjek të gjitha proceset gjyqësore ku dega rajonale është palë në gjykim dhe harton evidencat gjyqësore përkatëse.
- Ndjek marrëdhëniet me klientët, bën klasifikimin e debitorëve dhe ndjek arkëtimet e debitorëve sipas “Manualit të menaxhimit të debitorëve”.
- Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore ndjek procedurën për hartimin e listave të qytetarëve, që do të përfitojnë strehim në banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga EKB-ja.
- Informon dhe raporton në Drejtorinë e Përgjithshme, duke vënë në dispozicion të dhëna apo materiale për të gjitha problematikat që lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit të degës.
- Bën pritjen e qytetarëve, ndjek ankesat e tyre dhe korrespondencat shkresore.
- Misioni:Dega rajonale ka si qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së EKB-së në rajonin ku ajo ka shtrirje gjeografike, në lidhje me investimet, shitjet, marrëdhëniet financiare, administrative, marrëdhëniet me klientët, marrëdhëniet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të institucioneve të tjera vendore.
14622 Total Views 2 Views Today
