Në kantierin e ndërtimit në Shijak, ku po merr formë objekti i banimit me 6 kate banimi, 1 kat shërbimi dhe 1 kat parkimi, Drejtori i Përgjithshëm, z. Besmir Hysa, së bashku me ekipin e Entit Kombëtar të Banesave, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.
Çdo ditë pune sjell progres të dukshëm. Me përkushtim, organizim dhe monitorim të vazhdueshëm, projekti po avancon me ritëm të qëndrueshëm, pavarësisht sfidave të përkohshme të kushteve atmosferike.
Ky objekt nuk është thjesht një ndërtim — është një hap i rëndësishëm drejt një jete më të sigurt dhe më cilësore për 25 familje, në Bashkinë e Shijakut,
Kur puna bëhet me përgjegjësi, rezultatet flasin vetë.
108 Total Views 2 Views Today
