Objektivat për vitin 2026

Enti Kombëtar i Banesave zhvilloi mbledhjen e Objektivave për vitin 2026 me pjesëmarrjen e të gjithë drejtorëve të degëve EKB, me qëllim përafrimin e prioriteteve strategjike, rritjen e eficiencës operacionale dhe përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional për zbatimin e projekteve në terren.

Angazhimi ynë i përbashkët fokusohet në zgjerimin e kapaciteteve të strehimit social, rritjen e numrit të familjeve përfituese dhe intensifikimin e ndërtimit të banesave me kosto të ulët, në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të sektorit të banesave.