2 Ndjek dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha
proçedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me
qëllim plotësimin e nevojave të Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së.
3 Harton dhe përgatit tipe të kontratave që kanë të bëjnë me prokurimet që kryen EKB.
4 Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, si dhe anëtarët e komisionit
të firmosë gjithë proçes-verbalet e punës së komisionit, si dhe të mbledhë e organizojë të gjithë
dokumentacionin e tenderit. Me përfundimin e proçedurave të tenderit, sipas ligjeve dhe
rregullave në fuqi ka për detyrë të dorëzojë dosjen në arshivën teknike të EKB-së.
5 Bën evidentimin në vazhdimësi të akteve të reja në lidhje me EKB-në, të pasqyrura në
përmbledhjet zyrtare të çdo viti kalendarik (nëse do të ketë të tilla) dhe merr masa për
shpërdarjen e tyre në Drejtoritë përkatëse të EKB-së dhe në Drejtoritë e Degët Rajonale.
Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimet, konfliktet
apo mosmarrëveshjet kontraktuale si dhe me kryerjen e të gjitha blerjeve nga institucioni
Edukimi
Arsim i lartë Jurist, sistem batchelor
Kërkesa të vecanta
Person me integritet të lartë profesional e moral.
Të mos jet i dënuar më parë me vendim gjykate.
Të jetë i komunikushëm dhe të punojë në ekip.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë
dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës
zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim
2. Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).