Ndërtojmë për familjet në nevojë-shiten 5 apartamentet e para në Kavajë

“Banesat të gjejnë qytetarët, qytetarët të gjejnë strehim”, shprehja që ka shoqëruar nënshkrimin e kontratës së shit-blerjes me barrë hipotekore me pesë familjet e para, përfituese nga programet sociale të strehimit. Ndërsa janë në fazë aplikimi pranë bankës BKT-së, me të cilët Enti ka marrëveshje bashkëpunimi, rreth 21 familje në pritje për të përfunduar procedura. Aktualisht procesi i trajtimit me strehim për 35 familjet e listës përfituese miratuar nga Bashkia Kavajë, është duke ecur me ritme të shpejta dhe në rrugë të mbarë, ku pritet që brenda muajit Mars të bëhet e mundur sistemimi në apartamentet e godinës 8-katëshe ndërtuar me fondet e EKB-së.

Me pjesëmarrjen e disa prej familjeve përfituese, të interesuara rreth procedurave dhe mënyrës sesi do veprohet pas miratimit të kredisë, si dhe afatin kohor për t’u paraqitur pranë bankës, së bashku edhe me drejtuesin e filialit të degës së BKT-së, dhamë sqarime të detajuara qytetarëve, të cilët prisnin me padurim për t’u futur në apartamentet e reja.

Me finalizimin e nënshkrimit të tre kontratave të para ativiteti është spostuar në godinën e banimit në rrugën “Ceno Kavaja”, ku pamë së bashku me familjarët apartamentet, dhe iu përgjigjëm çdo shqetësimi e pyetje të ngritur nga qytetarët.

Po cilat janë tre familjet e para që morrën çelësat e apartamenteve sot?

Familja e Z.Shpëtim Shahu ka jetuar për shumë vite në banesa me qira, duke mos pasur të ardhurat e mjaftueshme për të siguruar në banesë në treg të lirë. Ndër vite kanë aplikuar në bashki, por nuk i është ofruar ndonjë alternativë e volitshme strehimi që t’i përshtatej gjendjes së tyre sociale-ekonomike. Z.Shahu tregon se familje e tij përbëhet nga 4 persona, çifti së bashku me dy fëmijët. Por në banesën e re të Entit do të jetojë vetëm Z.Shpëtim me bashkëshorten dhe djalin e tij, pasi vajza ka krijuar familjen e saj. Të ardhurat mujore të familjes arrijnë dikur tek 480 mijë lekë dhe në marrëdhënie pune, përveç Z.Shahu është edhe djali i tij, i cili ka mbyllur ciklin e studimeve të larta. Për Z.Shahu banesat me kosto të ulët janë mundësia më e mirë për familjet me të ardhura të mesme, duke i ndihmuar për tu plotësuar endrra e tyre që më në fund të kenë një shtëpi tyren.

Zn.Gjeorgjia Sinaku i është dashur që të pres mbi 30 vite këtë mundësi të ofruar nga Enti për strehim. Ajo tregon se bashkëshorti i saj i ndjerë në periudhën e sistemit komunist, punonte në ndërtimin e banesave me kontribut vullnetar, por me rënien e sistemit nuk pranoi të përfitonte në mënyrë të paligjshme strehim. Me vdekjen e tij Znj.Sinaku jeton në një dhomë të shtëpisë së vjehrrit të saj, ku mungojnë kushtet minimale të banimit. Njëri prej djemve është larguar jashtë shtetit pasi është sëmurur nga lagështia e dhomës, ndërsa qytetarja jeton me djalin dhe të fejuraën e tij, të cilët janë të punësuar në një firmë private. Znj.Sinaku është shumë e lumtur që më në fund erdhi dita që të ketë një çati mbi kokë, një banesë të cilët mund ta shlyejë me kredi duke ndihmuar edhe djalin e saj që të krijojë familje.

Z.Florenc Kotoni banon me qira në një apartament garsonier së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e vogël 1 vjeç e gjysmë. Ai është shumë i emocionuar që do të sistemohet në apartamentet e ndërtuara nga Enti. Një banesë e vogël e përshtatshme për një familje të re të sapokrijuar. Vlera e këstit mujor që do të paguajë për këtë apartament Z.Kotoni është me ulët sesa qiraja mujore që është detyruar të paguaë gjithë këto vite dhe shumë e përshtatshme për të ardhurat e tij familjare.

Dy familje të reja, të sapokrijuara, me të ardhura mesatare e kanë vlerësuar si të vetmen zgjidhje të leverdisshme banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga Enti. Dy kryefamiljar, që kanë në ngarkim përballimin e shpenzimeve të fëmijëve ende të pashkëputur nga jetesa e përbashkët me familjen, janë mjaft të kënaqur duke falenderuar EKB për këtë alternativë që i ka ofruar. Ndërsa tregojnë se ndër vite kanë banuar në apartamente me qira, duke e pasur të pamundur përballimin e çmimeve të larta të tregut të banesave.

Godina 8-katëshe, e pozicionuar në një zonë të re urbane, pranë stadiumit dhe me dalje në rrugën kryesore, ofron një pamje të këndshme për banorët e rinj.

Të gatshëm për të gjetur alternativa sa më të përballueshme e lehtësuese për të ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, së shpejti me një projekt të ri në Pukë.

5442 Total Views 2 Views Today