Shiten mjedise shërbimi në Kavajë

21.09.2020

Enti Kombëtar i Banesave ofron për shitje 3 njësi shërbimi, të ndodhura në katin përdhe të godinës së banimi me 8 kate me 35 apartamente në zonën e ish-Rezervave të Shtetit. Pozicioni i favorshëm në raport me rrugën dhe vendndodhja në një zonë urbanistike në zhvillim e sipër, janë dy avantazhe për zhvillimin e çdo lloj aktiviteti.

Vlera fillestare është 30.000 (tridhjetë mijë) lekë/m² pa TVSH. Mënyra e pagesës: Pagesë të menjëhershme të shumës 10% të vlerës së përfundimit të ankandit, e cila do të paguhet nga fituesi i ofertës para lidhjes së kontratës. –Shuma e mbetur e vlerës së kontratës (pas pagesës së menjëhershme prej 10%), do të likuidohet në çdo 6 (gjashtë muaj me këste të barabarta për një afat kohor prej 5 vjetësh). Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datë 12.10.2020, ora 09:00.

Foto Galeri

 

 

 

Siperfaqet

Lokali Sip.shfrytezimi në m2

Njësia 1          71,55 m2                                    

Njësia 2          41,47  m2                                   

Njësia 3           77,44 m2                                   

Totali i sip të lokaleve në katin përdhe 343.77 m2

Autoriteti shitës

(Adresa:) Enti Kombëtar i Banesave, Rruga “Kavajës”, ndërtesa nr,80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri), Tiranë, Tel: +355 42 227 796, email:info@ekb.gov.al

Arkitektura

Banesë tip 83/5, 8 kate është e thjeshtë, një arkitekture banimi me një fasadë me suva dhe bojë plastike. Banesa është e paisur me ashensor. Kati përdhe është një kat me 5 njësi shërbimi, për të cilin, punimet e rifinitures si shtresa, suvatime e bojatisje, dyer e dritare janë kryer me cilësi. Dyshemeja e katit përdhe është e hidroizoluar me dy shtresa guajn dhe e shtruar me pllaka qeramike cilësi e parë.
Për katin përdhe lokal sherbimi janë realizuar hyrjet e daljet me rampa të veçanta.
Shkallët janë veshur me pllaka mermeri.

 

18344 Total Views 2 Views Today