Në shitje me ankand dyqane në Sarandë

NJOFTIM ANKANDI

  1. Autoriteti shitës: Enti Kombëtar i Banesave, “Rruga Sulejman Delvina, pranë hotel Diplomat, Tiranë, Tel; 042 230 996, 042 227 796, Tel fax, 042 234 978(adresa, nr. tel)
  2. Data e zhvillimit të ankandit: 24 Gusht 2015
  3.  Lloji i Procedurës standarde te ankandit “Ankand i Hapur”
  4. Objekti i Shitjes: “ 3(tre) njesi shërbimi (përkatësisht me sipërfaqe: nr.1 120 m², nr.2 56 m², nr.3 130 m²), në katin përdhe të banesës me 8 kate, tip i veçantë, të ndërtuar me fondet e EKB-së në qytetin e Sarandës”.
  5. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes:

Ne qytetin e Sarandes është ndërtuar me fondet e EKB-së një banesë me 28 apartamente dhe një kat lokale shërbimi në katin përdhe.
Objekti është ndërtuar në Rrugen “Butrinti “Sarande,Zona kadastrale 8642 me Nr.pasurie 18/349, në një zonë e cila është e formuluar me ndërtime të reja , dhe një pozicion të favorshëm në raport me rrugën.

Ekzistenca e Lokaleve në katin përdhe ka përcaktuar vijën e ndërtimit dhe e ka bërë më urbane dhe me njerëzore pjesën e rrugës duke i dhënë kësaj një dimension tregëtar që është mjaft i nevojshëm për zonën.

Arkitektura e objektit Banesë tip 83/5, 8 kate është e thjeshtë, një arkitekture banimi me nje fasadë me suva dhe bojë plastike. Banesa është e paisur me ashensor.

Kati përdhe është projektuar me 3 njësi shërbimi, punimet kanë përfunduar plotesisht.Jane perfunduar te gjitha punimet e rifinitures,si shtresat, suvatimet dhe bojatisja, dyer ,vetrata,eshte kompletuar edhe ambienti i tualetit me paisjet hidro sanitare.Punimet e kryera jane te nje cilesie te mire.

Dyshemeja e katit përdhe është e hidroizoluar me dy shtresa guajn dhe e shtruar me pllaka qeramike cilesi e pare.

Eshte realizuar rrjeti rrufeprites, togezimi .

Për katin përdhe lokal sherbimi jane realizuar hyrjet e daljet me rampa te veçanta .

Shkallët janë veshur me pllaka mermeri.

Objekti ka këto kondicione urbane׃

Lartesia e pergjithshme e godines eshte 28.34 meter
Numri i kateve 8,
Distanca e volumit nga aksi i rruges eshte 15 m
Distanca e volumit nga rruga eshte 8 m
Siperfaqe e ndertimit ( Truall+ Trotuar) eshte 416 m2
Nr.i njesive te sherbimit eshte 3

Ambjenti perreth objektit deri ne lidhjen me rrugen eshte i sistemuar

Objekti eshte i lidhur me infrastrukturen inxhinierike FU, FEE, KUZ.

Pershkrimi i katit perdhe sipas faktit

Siperfaqja totale e ndertimit te njesive te sherbimit 306 m2

Siperfaqet sipas lokaleve

Lokali Sip.ndertimi m2

Njesia 1    120 m2
Njesia 2     56 m2
Njesia 3   130 m2

Totali i sip.te ndertimit te lokaleve ne k.perdhe 306 m2

Me Vendim te Keshillit Drejtues te EKB-se Nr 11 date 28/05/2015 eshte miratuar çmimi dysheme i hapjes se ankandit publik, per te realizuar shitjen e lokaleve ne katin perdhe ne vleren 700 Euro/m2( shtateqind ) Euro / m2 .

Bashkelidhur ketij informacioni do gjeni׃

1- Planimetrine e sheshit te ndertimit
2- Planimetria e katit perdhe lokal sherbimi.
3- Planimetrite e cdo njesie sherbimi shk.1:100
4- Kopje te çertifikatave te pronesise
5- Kopje te Vendimit te Keshillit Drejtues te EKB Nr 11, date 28/05/2015

Dokumentacioni i mesiperm sherben per hapjen e ankandit publik te shitjes se njesive te sherbimit ne katin perdhe te baneses me 8 kate me 28 apartamente dhe nje kat lokale sherbimi te ndertuar me fondet e EKB-se ne qytetin e Sarandes, Rruga Butrint.

6. Vlera fillestare e ankandit është: 583 € (pesëqindetetëdhjetëetre ) €/m² pa t.v.sh, ose 700 (shtatëqind) €/m² me t.v.sh,

7. Vëndi i zhvillimit të ankandit: (Adresa:) Enti Kombetar i Banesave, “Rruga Sulejman Delvina, pranë hotel Diplomat, Tiranë, Tel; 042 230 996, 042 227 796, Tel fax, 042 234 978
8. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 24.08.2015 ora 11.00
9. Informacion mbi dokumentet e ankandit:
Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës (cdo ditë pune nga ora 08.00-16.00)
Dokumente me pagesë:
Po       X       Jo        
Nëse Po
Monedha __LEK_______ Çmimi 1000_
Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:
-Formulari i njoftimit;
-Kërkesa për pjesëmarrje;
-Formulari i ofertës;
-Ftesa për oferte;
-Formulari i njoftimit te fituesit;
-Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
-Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.
10. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit.

 

4176 Total Views 2 Views Today