Njoftim qytetarëve që kanë aplikuar për strehim

Njoftim për qytetarët që kanë aplikuar për strehim


12227195_181225285554002_6697377901349044206_nEnti informon qytetarët që kanë aplikuar për banesë me kosto të ulët në qytetet Fier, Kavajë, Lushnje, Berat e Librazhd se kanë filluar procedurat e përzgjedhjes së përfituesve në objektet e financuara nga Enti Kombëtar i Banesave, si më poshtë. Informacion më i detajuar mbi numrin e apartamenteve, fazën e ndërtimit, strukturen dhe tipet e apartamenteve mund ta gjeni në rubrikën “Projekte” (http:// ekb.gov.al/informacion-mbi-projektet//) dhe “Në shitje” (https://ekb.gov.al/banesa-ne-shitje/)

-35 apartamentet e godinës 8-katëshe në adresën “Lagjia 11 Janari”, Rruga “Ramiz Avranitasi”, në Fier. Objekti është i përfunduar dhe i regjistruar në ZVRPP Fier në emër të Entit Kombëtar të Banesave. Apartamentet me kosto të ulët janë të pozicionuara në një prej zonave më të populluara të qytetit të Fierit.

-35 apartamente në objektin e banimit në Lagjen nr.2, Rruga “Ceno Kavaja”, ish-zona e Rezervave të Shtetit, në Kavajë. Objekti është i përfunduar dhe i regjistruar në ZVRPP Kavajë në emër të Entit Kombëtar të Banesave. Objekti i banimit ndodhet në një prej zonave më të reja urbane, në një pozicion mjaft të mirë me rrugën kryesore.

-40 apartamente në objektin e banimit në  Lagjen 16 në qytetin e Fierit. Kontrata është lidhur më datë 03.01.2015 dhe përfundon më datë 03.02.2016. Deri më datë 28.10.2015 është realizuar 44% e investimit.

-35 apartamente dhe një kat njësi shërbimi në objektin e banimit në lagjen “Çlirimi”, Berat. Kontrata është lidhur më datë 23.03.2015 me afat 390 ditë dhe punimet mbyllen më datë 23.04.2016. Deri më date 28.10.2015 është realizuar 34% e investimit.

-38 apartamente me mjedise shërbimi në objektin e banimit në Lushnje, në Rrugën “Vath Koreshi”. Kontrata është lidhur më datë 15.07.2015 me afat 300 ditë dhe punimet mbyllen më datë 15.05.2016. Deri më datë 28.10.2015 është realizuar 55% e investimit.

-35 apartamente dhe një kat njësi shërbimi në objektin e banimit në Librazhd. Kontrata është lidhur më datë 18.09.2015 me afat 300 ditë dhe punimet përfundojnë më datë 18.06.2016. Deri më datë 28.10.2015 është realizuar 20% e investimit.

Të gjithë qytetarët e interesuar për blerjen e banesave me kosto të ulët të paraqiten pranë bashkive përkatëse për të aplikuar për strehim. Aplikimi në bashki bëhet në dy faza.

Faza e parë: Kjo është faza deklarative, në të cilën ju plotësoni formularin dhe vetëm deklaroni situatën e strehimit, ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Faza e dytë: Kjo fazë aplikimi fillon vetëm, pasi bashkia ju ka përzgjedhur për tu trajtuar me një program social strehimi, në rastin konkret, banesë me kosto të ulët të ndërtuar (ose në ndërtim) nga Enti Kombëtar i Banesave. Për tu përzgjedhur nga bashkia për këtë fazë, ju duhet të plotësoni, përveç kritereve që përcakton bashkia, edhe kriterin e të ardhurave. Ky i fundit i jepet bashkisë nga Enti. Niveli i të ardhurave familjare që duhet të ketë familja për të përballuar blerjen e banesës me kosto të ulët përcaktohet nga Enti, bazuar në kushtet e kreditimit të dy bankave, me të cilat Enti ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi dhe konkretisht Bankat BKT dhe Alfa.

Lista e qytetarëve përfitues, e miratuar me Vendimin të Këshillit Bashkiak respektiv, i dërgohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave. Qytetarët e përzgjedhur si përfitues të apartamenteve njoftohen zyrtarisht për procedurën që do të kryhet, strukturën e apartamentit që i takon referuar certifikatës familjare, përcaktimin e një afati 10 ditor, për kryerjen e pagesës (sipas mënyrës së përcaktuar me Vendim të Këshillit Drejtues) në numrin e llogarisë të vënë në dispozicion nga EKB Drejtoria/Dega Rajonale respektive.

Informojmë se Enti Kombëtar i Banesave ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me AlphaBank dhe BKT. Marrëveshjet me këto dy banka mund të shkakrkohen këtu:

Marreveshja me AlfaBank                    Marreveshja me BKT

13416 Total Views 6 Views Today