NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “DREJTOR I DREJTORISË TEKNIKE” NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË EKB-së

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: ‘‘Drejtor’’


Drejtoria/Dega: Drejtoria Teknike


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (02.06.2022 – 17.06.2022)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

 Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Drejtori i Drejtorisë Teknike organizon gjithë veprimtarinë e punës në drejtori dhe raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Përgjithshëm.
  2. Drejton dhe organizon të gjithë punën e drejtorisë për respektimin e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit të banesave.
  3. Harton programin vjetor të punës së drejtorisë sipas objektivave të njësisë miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm, monitoron zbatimin e tij si dhe bën vlerësimin e punës së punonjësve bazuar në objektiva të matshëm.
  4. Përgjigjet për mbarëvajtjen e punës së drejtorisë në përgjithësi dhe programon ngarkesën e punës për çdo specialist dhe bën vlerësimin e punës së punonjësve bazuar në objektiva të matshëm.
  5. Vlerëson kërkesat/ankesat e adresuara në drejtori dhe sipas problemeve koordinon punën me specialistët brenda strukturës përkatëse për trajtimin e tyre.
  6. Përgatit dhe paraqet në mënyrë periodike materiale, studime, propozime te Drejtori i Përgjithshëm dhe Këshilli Drejtues i EKB-së.
  7. Përditëson në mënyrë të vazhdueshme metodologjinë e llogaritjes së kostos mesatare dhe vlerave mesatare të shitblerjes së apartamenteve në treg dhe propozon ndryshimet e nevojshme.
  8. Miraton materialet e degëve rajonale si informacione dhe propozime të aspektit teknik, përpara se ato t’i paraqiten Drejtorit të Përgjithshëm.
  9. Siguron lidhjen dhe bashkëpunimin e Drejtorisë Teknike me degët rajonale mbi çështjet teknike.
  10. Organizon takime pune për problemet teknike me institucione të ndryshme, degët rajonale dhe bashkitë respektive.
  11. Thërret në raport çdo specialist të drejtorisë për realizimin e detyrave të tyre funksionale.
  12. Organizon kontrolle teknike në degët rajonale ku investohet nga EKB, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, për të parë zbatimin e detyrave në drejtim të kushteve teknike dhe respektimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit të banesave.
  13. Analizon, verifikon me përgjegjësi kërkesë/ankesat që vijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së, për problemet që kanë lidhje me aktivitetin e kësaj Drejtorie.
  14. Kontrollon punën e vartësve dhe për mangësitë që vëren, bën propozime për masa disiplinore te Drejtori i Përgjithshëm.
  15. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune, të organizuara nga Ministria përgjegjëse për strehimin.
  16. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi

Arsim i lartë “ Inxhinieri Ndërtimi”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite,  “në profilin përkatës”.

 

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin   Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Formulari i vetdeklarimit (shkarko formularin  plotëso formularin e vetdeklarimit)
  4. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  5. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  6. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  7. Kartë identiteti,
  8. Çertifikatë famljare
  9. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  10. Raport mjeko-ligjor.
  11. Dëshmi kualifikuese.
  12. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm i paraqet Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim kanditaturat që kanë aplikuar me dokumentacionin përkatës.

Këshilli Drejtues përzgjedh mes alternative kanditaturën më të mirë. Këshilli Drejtues mund të kërkojë të intervistojë kanditaturat.

Me Vendim të Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm emëron në detyrë kanditaturën e përzgjedhur, me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).

813 Total Views 2 Views Today