NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST FINANCE NË DEGËN RAJONALE TË EKB-së GJIROKASTËR”

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: “Specialist finance”


Drejtoria/Dega: Dega Rajonale e EKB-së Finance


Vendndodhja: Qyteti Gjirokastër


Periudha e njoftimit: 15 ditë (23.05.2023 – 06.06.2023)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Mban ditarin e shitjeve sipas kontratave të lidhura, duke kuadruar të gjitha veprimet me bankën, sipas planit të pagesave të klientëve.
  2. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm, mban përgjegjësi dhe ndjek lidhjen e kontratave të shitjes së apartamenteve, të njësive të banimit të banesave me VKM, sipas afateve përkatëse.
  3. Rakordon me specialistin e financës lidhur me pagesat e kredive.
  4. Përgatit dhe ndjek në vazhdimësi, në përputhje me programin ekonomik dhe financiar, evidencat periodike si më poshtë:
  • evidencën e shitjes së apartamenteve sipas burimeve të financimit,
  • evidencën e kthimit të kredisë sipas fondeve të financimit,
  • evidencën e kthimit të kredisë për klientët debitorë sipas fondeve të financimit,
  • evidencën e realizimit të arkëtimeve nga shitja, mujore dhe progresive.
  1. Ndjek banesat e marra në dorëzim nga dega rajonale, i evidenton në databazën e përgjithshme dhe i rakordon me specialistin e evidencave dhe kredive, në Drejtorinë Ekonomike.
  2. Mban databazën për banesat e shitura në vite, sipas fondeve të financimit të degës rajonale. Rakordon në vazhdimësi me specialistin e evidencave dhe kredive, në Drejtorinë Ekonomike, klientët e EKB-së dhe apartamentet e pa shitura sipas databazës.
  3. Nxjerr të dhëna mbi treguesit e tregut të lirë të banesave të zonave urbane në territorin që mbulon, për miratimin e çmimeve të tregut të lirë dhe kostos mesatare të ndërtimit.
  4. Ndjek kërkesat/ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të degës rajonale të EKB-së dhe korrespondencën shkresore.
  5. Merr pjesë në bashkëpunim me specialistët e tjerë në hartimin e programit ekonomik dhe financiar të veprimtarisë së degës rajonale.
  6. Përfaqëson degën në proceset gjyqësore ku ajo është palë dhe ndjek procedurat gjyqësore deri në ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë. Analizon dhe harton evidencën e të gjithë proceseve gjyqësore të cilën e raporton periodikisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme.
  7. Përgjigjet për menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujore e vjetore.
  8. Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e debitorëve të identifikuar sipas udhëzimit mbi debitorët. Përgatit informacione për drejtorin e degës rajonale mbi gjendjen dhe likuidimin e debitorëve, si dhe propozon masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.
  9. Përgatit dosjet që kanë plotësuar afatet e qëndrimit në degë sipas ligjit të arkivave dhe i përcjell me inventar në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme.
  10. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune që ngrihen nga Drejtori i Përgjithshëm.
  11. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së degës angazhohet nga drejtori i kësaj dege edhe me detyra të tjera specifike.
  12. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkon Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

 

Edukimi

Arsim i lartë “Ekonomist Finance”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

 Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2(dy) vite.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin   Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë famljare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidaturat që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

453 Total Views 2 Views Today