NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE SPECIALIST I KOORDINIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROMOCIONIT NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË EKB-së

12.04.2021

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: Specialist i “ koordinimit, komunikimit dhe promocionit”


Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme EKB-së


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (12.04.2021 – 26.04.2021)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura nga institucionet qendrore e publike apo nga qytetarë të ndryshëm, të adresuara nga drejtori i drejtorisë lidhur me problematika të ndryshme.
    2. Harton relacione, informacione, memo, urdhëra dhe kontrata në lidhje me praktikat që ka në ndjekje apo për rastet specifike që i ngarkohen nga drejtori i drejtorisë.
    3. Menaxhon përmbajtjen e faqes zyrtare të EKB-së, në bashkëpunim me specialistin e IT-së.
    4. Përditëson rubrikat e faqes zyrtare të EKB-së, sipas materialeve të vëna në dispozicion nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Degët Rajonale pas miratimit paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm.
    5. Përgatit materiale informuese mbi aktivitetet më të rëndësishme të zhvilluara nga institucioni, të cilat publikohen në faqen zyrtare të EKB-së.
    6. Mbikqyrë plotësimin e regjistrit të hartuar në zbatim të ligjit për të “Drejtën e Informimit dhe të Dhënat Personale”.
    7. Ndjek në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike, korrespondencën lidhur me ecurinë e procesit të subvebcionimit të kredive me kushte lehtësuese të akorduara nëpërmjet shtetit.
    8. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
    9. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
    10. Mban marrëdhëniet me mediat në mënyrë profesionale dhe koherente.
    11. Monitoron dhe harton një raport me bazë mujore mbi veprimtarinë periodike të institucionit.
    12. Bashkëpunon me Ministrinë e linjës në lidhje me zbatimin e drejtë të strategjisë së komunikimit.
    13. Menaxhon të gjitha ngjarjet e brendshme dhe të jashtme të institucionit nga ana e komunikimit, hartimit dhe krijimit të materialeve për qëllim marketingu si dhe kujdeset për organizimin e eventeve.

 

Edukimi

Arsim i lartë “Jurist, Gazetar, Shkenca Shoqerore”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, në profilin “Jurist, Gazetar, Ekonomist”.

 

Gjuhët e huaja

Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin   Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë famljare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

1427 Total Views 4 Views Today