NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST I MBIKQYRJES DHE KOLAUDIMIT TË PUNIMEVE NDËRTIMORE” NË DREJTORINË TEKNIKE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË EKB-së

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: “Specialist i mbikqyrjes dhe kolaudimit të punimeve ndërtimore”


Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (11.10.2022– 25.10.2022)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

 

  1. Ndjek dhe kontrollon realizimin e objektit në përputhje me projektin, lejen e ndërtimit, standardet dhe rregullat teknike
  2. Ndjek dhe kontrollon realizimin e objektit në përputhje me kontratën e nënshkruar.
  3. Ndjek dhe kontrollon përputhjen e dokumentacionit me të dhënat nga matjet faktike në dimension, sasi dhe cilësi.
  4. Kryen kontrolle të vazhdueshme nëpër objekte për zbatueshmërinë dhe ecurinë e punimeve të ndërtimit, kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik të dosjes, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe harton proçesverbalet përkatëse për lënien e detyrave dhe afatet e realizimit të tyre.
  5. Miraton situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi për likujdim, në faza të ndryshme të punimeve.
  6. Ndjek dhe kontrollon procesin e kolaudimit të objekteve, duke ushtruar kontroll në objektet, në prani të mbikëqyrësit të punimeve dhe të sipërmarrësit.
  7. Kur vëren defekte gjatë verifikimit, kolaudatori lë detyra me shkrim për punimet që duhet të kryhen.
  8. Harton procesverbalin e kolaudimit të objektit, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të punës.
  9. Bën inventarizimin e dosjes teknike në përputhje me legjislacionin në fuqi duke plotësuar çdo etapë gjatë procesit dhe e dorëzon në Drejtorinë Teknike.
  10. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
  11. Specialisti i pajisur me firmë elektronike shqyrton dhe harton përgjigjen lidhur me kërkesat e qytetarëve nëpërmjet platformes e-albania dhe i dërgon ato tek Specialisti Përgjegjës.”
  12. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

 

Edukimi

Arsim i lartë Inxhinieri Ndërtimi/Hidroteknik.

Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barazvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit të lartë.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune 3 (tre) vite, ne profilet përkatëse.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

  

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin   Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë familjare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.

Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).

640 Total Views 2 Views Today