NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST I SEKTORIT TË PROKURIMEVE” NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË EKB-së

26.10.2020

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


 Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist i Sektorit të Prokurimeve’’


Drejtoria/Dega: Drejtoria Juridike


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (26.10.2020 – 09.11.2020)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

 Përgjegjësitë e vendit të punës

 

  1. Mban përgjegjësi për përzgjedhjen e procedurës së prokurimit, vendosjen e afateve dhe respektimin e tyre duke iu referuar në çdo hap legjislacionit në fuqi.
  2. Merr pjesë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
  3. Merr pjesë në testimin e tregut për të llogaritur fondin limit për çdo procedurë blerjeje, të parashikuar në regjistrin e prokurimeve.
  4. Ndjek dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla, të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të institucionit.
  5. Harton dhe përgatit tipa të kontratave që kanë të bëjnë me prokurimet, që kryhen në institucion.
  6. Përfaqëson institucionin në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë kryesisht me procedurat e prokurimit, që i ngarkohen nga Drejtori i Drejtorisë Juridike.
  7. Dërgon për publikim, brenda afateve kohore, njoftimet lidhur me të gjitha procedurat e prokurimit në rastet kur i delegohet nga përgjegjësi i Sektorit të Prokurimeve.
  8. Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, si dhe anëtarët e komisionit, të firmosë të gjithë procesverbalet për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë dhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
  9. Ka për detyrë të informojë në çdo kohë mbi legjislacionin dhe ndryshimet që i bëhen këtij të fundit dhe të pasqyrojë në dokumentet e tenderit dhe procedurat e tenderimit këto ndryshime. Merr masa për shpërndarjen e tyre tek anëtarët e tjerë të sektorit dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
  10. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori, që kanë të bëjnë me prokurimet, konfliktet apo mosmarrëveshjet kontraktuale si dhe me kryerjen e të gjitha blerjeve nga institucioni.
  11. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Sektorit të Prokurimeve angazhohet nga Përgjegjësi i këtij sektori edhe me detyra të tjera specifike.
  12. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

 

Edukimi

Arsim i lartë “Jurist”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite, “në profilin përkatës”.

 Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

 Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin   Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar).
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar).
  5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore.
  6. Kartë identiteti.
  7. Çertifikatë familjare.
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit).
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

1473 Total Views 2 Views Today