Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist i Sektorit të Prokurimit’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria Juridike
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (15.01.2020 – 29.01.2020)
________________________________________
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës.
1. Mban përgjegjësi për përzgjedhjen e proçedurës së prokurimit, vendosjen e afateve dhe respektimin e tyre duke iu referuarr në çdo hap legjislacionit në fuqi.
2. Merr pjesë në përgatitjen e dokumentave të tenderit dhe mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhën atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
3. Merr pjesë në testimin e tregut për të përllogaritur fondin limit për çdo proçedurë blerjeje, të parashikuar në regjistrin e prokurimeve.
4. Ndjek dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha proçedurat, që kanë të bëjnë me blerjet me vlera të vogla për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të institucionit.
5. Dërgon për publikim, brenda afateve kohore, njoftimet lidhur me të gjitha procedurat e prokurimit, në rastet kur i delegohet nga përgjegjësi i Sektorit të Prokurimeve.
6. Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, si dhe anëtarët e komisionit të firmosë të gjitha proçesverbalet e punës së komisionit, si dhe të mbledhë e organizojë të gjithë dokumentacionin e tenderit.
7. Ka për detyrë të informojë në çdo kohëmbi legjislacionin dhe ndryshimet që i bëhen këtij të fundit dhe të pasqyrojë në dokumentet e tenderit dhe proçedurat e tenderimit këto ndryshime.Merr masa për shpërndarjen e tyre tek anëtarët e tjerë te sektorit dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
8. Shqyrton kërkesa dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimit, konfliktet apo mosmarrëveshjetkontraktuale, si edhe me kryerjen e të gjitha blerjeve nga institucioni.
9. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Sektorit të Prokurimeve angazhohet nga përgjegjësi i këtij sektori edhe me detyra specifike.
10. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Inxhinier Ndërtimi”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, “në profilin përkatës”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar).
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar).
5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore.
6. Kartë identiteti.
7. Çertifikatë familjare.
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit).
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).