NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST I ZHVILLIMIT TË PROJEKTEVE DHE POLITIKAT E STREHIMIT” NË DREJTORINË TEKNIKE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË EKB-së

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: “Specialist i zhvillimit të projekteve dhe politikat e strehimit”


Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (13.01.2022– 27.01.2022)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

Harton studimet pjesore urbane për banesat sipas programit dhe afateve të hartuara nga Drejtoria Teknike.

Analizon dhe kontrollon sheshet e vëna në dispozicion nga bashkitë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Realizon analizën e riskut për objektet që do të ndërtohen në përputhje me politikat dhe rregullat e EKB

Monitoron dhe pregatit çdo material të nevojshëm për jetësimin e objekteve, duke filluar që nga analizimi i shesheve që vihen në dispozicion dhe me proçedurat në vijim deri në rregjistrimin e objekteve pranë ASHK.

Koordinon punën në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për studimet pjesore urbane lidhur me banesat sipas programit ekonomik të EKB-së.

Kontrollon zgjidhjen urbanistike dhe arkitektonike të objekteve që do të ndërtohen në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Modifikon projektet, në përputhje me kondicionet urbane dhe nevojat e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Harton termat e referencës për projektet e reja të financuara nga EKB-ja.

Aplikon në mënyrë elektronike për lejet e ndërtimit/ shfrytëzimit/ çertifikatë përdorimi/ leje mjedisore dhe për çdo praktikë tjetër të nevojshme që lind gjatë punës për objektet që ndërtohen nga EKB.

Përgatit katalogun hipotekor të objektit për regjistrimin në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës.

Në bashkëpunim me Degët Rajonale dhe institucionet përkatëse si OSHEE, Ujësjellës-Kanalizime etj, përgatit të plota dosjet teknike për prokurim të rrjeteve inxhinierike si pjesë integrale e investimit.

Ndjek deri në zgjidhje problemet që mund të lindin gjatë jetësimit të objektit.

Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtori i Përgjithshëm dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.

Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi

Arsim i lartë Inxhinier/Arkitekt.

Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barazvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit të lartë.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune 1 (një) vit, në profilet përkatëse.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

 Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë familjare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.

Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).

 

799 Total Views 2 Views Today