NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST INXHINIER NDËRTIMI” NË DREJTORINË TEKNIKE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË EKB-së

26.01.2021

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Inxhinier Ndërtimi’’


Drejtoria/Dega: Drejtoria Teknike


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (26.01.2021 – 10.02.2021)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Ndjek deri në zgjidhje problemet teknike, që lindin gjatë zbatimit të objektit.
  2. Monitoron dhe mbikëqyr punimet në përputhje me kushtet e kontratës dhe harton evidencat mujore të realizimit të punimeve për çdo objekt.
  3. Kryen kontrolle të vazhdueshme nëpër objekte për zbatueshmërinë dhe ecurinë e punimeve të ndërtimit, kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik të dosjes në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe harton proces-verbalet përkatëse për lënien e detyrave dhe afatet e realizimit të tyre.
  4. Kontrollon situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi për financim, në faza të ndryshme të punimeve.
  5. Përgatit të plota dosjet për banesat si projekt-preventiv, gen-plane, specifikime teknike duke i vënë ato në dispozicion të Sektorit të Prokurimit.
  6. Ndjek procedurën për marrjen e lejeve të ndërtimit, shfrytëzimit, mjedisit etj.
  7. Në bashkëpunim me degët rajonale dhe institucionet përkatëse, OSHEE, Ujësjellës-Kanalizime, përgatit të plota dosjet teknike për prokurim të rrjeteve inxhinierike: si projekte, preventive, gen-plane.
  8. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek proçedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
  9. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Teknike angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
  10. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi

Arsim i lartë “Inxhinier Ndërtimi”.

Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barazvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit të lartë.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune 2 (dy) vite, në profilin “Inxhinier Ndërtimi”.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë familjare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

 

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Drejtorisë ku lind vëndi vakant dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.

Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).

 

 

 

1363 Total Views 2 Views Today