Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist (Inxhinier Ndërtimi)’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria Teknike
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (27.01.2020 – 10.02.2020)
________________________________________
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
1. Ndjek deri në zgjidhje problemet teknike, që lindin gjatë zbatimit të objektit.
2. Monitoron dhe mbikëqyr punimet në përputhje me kushtet e kontratës dhe harton evidencat mujore të realizimit të punimeve për çdo objekt.
3. Kryen kontrolle të vazhdueshme nëpër objekte për zbatueshmërinë dhe ecurinë e punimeve të ndërtimit, kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik të dosjes në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe harton proces-verbalet përkatëse për lënien e detyrave dhe afatet e realizimit të tyre.
4. Kontrollon situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi për financim, në faza të ndryshme të punimeve.
5. Përgatit të plota dosjet për banesat si projekt-preventiv, gen-plane, specifikime teknike duke i vënë ato në dispozicion të Sektorit të Prokurimit.
6. Ndjek procedurën për marrjen e lejeve të ndërtimit, shfrytëzimit, mjedisit etj.
7. Në bashkëpunim me degët rajonale dhe institucionet përkatëse, OSHEE, Ujësjellës-Kanalizime, përgatit të plota dosjet teknike për prokurim të rrjeteve inxhinierike: si projekte, preventive, gen-plane.
8. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek proçedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
9. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Teknike angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
10. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Inxhinier Ndërtimi”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barazvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit të lartë.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune 3 (tre) vite, ne profilin “Inxhinier Ndërtimi”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë familjare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.
Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).