Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: “Specialist IT”
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (31.05.2024 –14.06.2024)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Menaxhon dhe mirëmban të gjitha burimet informatike dhe infrastrukturën përkatëse, duke përfshirë sistemet e shkëmbimit të informacionit, rrjetin kompjuterik, hardwaret (pajisjet kompjuterike), software-et (programet) dhe mjetet e tjera të komunikimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, sipas kërkesave dhe nevojave të EKB-së.
- Përditëson ndryshimet dhe përparimin e teknologjisë, përditësimin me arritjet më të fundit të saj, duke qëndruar brenda parametrave financiarë.
- Ndjek mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike dhe të sistemeve të komunikimit në EKB.
- Përgjigjet për mbarëvajtjen teknike të faqes zyrtare të internetit të EKB dhe në bashkëpunim me personin e autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm promovon aktivitetin e institucionit.
- Menaxhon mirëfunksionimin e faqes zyrtare të EKB-së në bashkëpunim me Specialistin e Marketing Promocionit dhe Informacionit dhe Specialistin e Koordinimit Komunikimit dhe Promocionit.
- Asiston në përzgjedhjen e pajisjeve kompjuterike dhe programeve të ndryshme, instalimin e tyre, duke ofruar trajnimin dhe duke përgatitur manuale të ndryshme mbi përdorimin e pajisjeve kompjuterike.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e postës elektronike, server-ave, antiviruseve etj.
- Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së EKB-së angazhohet nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse edhe me detyra të tjera specifike.
10.Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Elektronikë, informatikë”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune në 3 vite në profilin përkatës.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune kërkohet njohja e gjuhes angleze.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin
Ploteso Curriculum Vitae).
- Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë famljare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidaturat që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).