NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST JURIST” NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË EKB”

02.02.2021

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Jurist’’


Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme EKB


Vendndodhja: QytetiTiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (02.02.2021 – 16.02.2021)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

 

  1. Përgatitrelacionedheinformacioneperiodikelidhur me mbarëvajtjen e punëssësektoritdhebënpropozimekonkretepërzgjidhjen e problemevetëhasura, duke respektuarlegjislacioninnëfuqidhejaparaqetpërmiratimDrejtorittëDrejtorisë.
  2. Në bashkëpunim me strukturat në Drejtorinë e Përgjithshme, merr pjesë në hartimin e akteve normative të brendshme të institucionit, si dhe udhëzimeve të ndryshme, në varësi të nevojave dhe aktivitetit që kryen EKB.
  3. Harton materialet për përgatitjen e propozimeve mbi ndryshimet në aktet ligjore e nënligjore mbi të cilat mbështetet veprimtaria e EKB-së, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së.
  4. Harton relacione, informacione, memo në lidhje me praktikat që ka në ndjekje apo për rastet specifike që i ngarkohen nga drejtori i drejtorisë.
  5. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
  6. Shqyrton kërkesa apo ankesa të adresuara nga drejtori i drejtorisë për problematika të ndryshme.
  7. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Juridike angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.

 

Edukimi

Arsim i lartë “Jurist”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, ne profilin “Jurist”.

 

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

 

 Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimipërmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipasformatit tip (shkarko formularin  Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  6. Kartëidentiteti,
  7. Çertifikatëfamljare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raportmjeko-ligjor.
  10. Dëshmikualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

1690 Total Views 2 Views Today