Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist’’
Drejtoria/Dega: Dega Rajonale Kukës
Vendndodhja: Qyteti Kukës
Periudha e njoftimit: 15 ditë (23.10.2020 – 06.11.2020)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Ndjek deri në zgjidhje problemet teknike, që lindin gjatë zbatimit të objektit.
- Monitoron dhe mbikëqyr punimet në përputhje me kushtet e kontratës dhe harton evidencat mujore të realizimit të punimeve për çdo objekt.
- Kryen kontrolle të vazhdueshme nëpër objekte për zbatueshmërinë dhe ecurinë e punimeve të ndërtimit, kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik të dosjes në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe harton proces-verbalet përkatëse për lënien e detyrave dhe afatet e realizimit të tyre.
- Kontrollon situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi për financim, në faza të ndryshme të punimeve.
- Përgatit të plota dosjet për banesat si projekt-preventiv, gen-plane, specifikime teknike duke i vënë ato në dispozicion të Sektorit të Prokurimit.
- Ndjek procedurën për marrjen e lejeve të ndërtimit, shfrytëzimit, mjedisit etj.
- Në bashkëpunim me degët rajonale dhe institucionet përkatëse, OSHEE, Ujësjellës-Kanalizime, përgatit të plota dosjet teknike për prokurim të rrjeteve inxhinierike: si projekte, preventive, gen-plane.
- Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek proçedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Teknike angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
- Mban ditarin e shitjeve sipas kontratave të lidhura, duke kuadruar të gjitha veprimet me bankën sipas planit të pagesave të klientëve.
- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm, mban përgjegjësi dhe ndjek lidhjen e kontratave të
shitjes së apartamenteve, të njësive të banimit të banesave me VKM, sipas afateve përkatëse.
- Rakordon me specialistin e financës lidhur me pagesat e kredive.
- Përgatit dhe ndjek në vazhdimësi, në përputhje me Programin ekonomik dhe financiar, evidencat periodike si më poshtë:
- evidencën e shitjes së apartamenteve sipas burimeve të financimit,
- evidencën e kthimit të kredisë sipas fondeve të financimit,
- evidencën e kthimit të kredisë për klientët debitorë sipas fondeve të financimit,
- evidencën e realizimit të arkëtimeve nga shitja, mujore dhe progresive.
15.Ndjek banesat e marra në dorëzim nga dega rajonale, i evidenton në databazën e përgjithshme dhe i rakordon me specialistin e evidencave dhe kredive, në Drejtorinë Ekonomike.
16.Mban databazën për banesat e shitura në vite, sipas fondeve të financimit të degës rajonale. Rakordon në vazhdimësi me specialistin e evidencave dhe kredive, në Drejtorinë Ekonomike, klientët e EKB-së dhe apartamentet e pa shitura sipas databazës.
Edukimi
Arsim i lartë “Inxhinieri Ndërtimi”, Ekonomik , Drejtësi.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barazvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit të lartë.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune 3 (tre) vite, ne profilet përkatëse.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
- Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë familjare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.
Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).