Shiten mjedise shërbimi në Vlorë

Enti Kombëtar i Banesave ofron për shitje 8 njësi shërbimi në objektin e banimit 8 katësh dhe  1 kat parkimi nën tokë, në zonën e ish frigoriferit Vlorë, Lagjia Kushtrimi, rruga Trasballkanike. Ka një kuotë deri në 2 m mbi nivelin e detit, terreni është i sheshtë dhe pjerrësia bie lehtësisht drejt jugut ku shkarkon në det në kuotën 0.00.

 Njësia nr. 1=33.09 m², Njësia nr. 2=49.24 m², Njësia nr. 3=33.09 m², Njësia nr. 4=49.88 m², Njësia nr. 5=33.04 m², Njësia nr. 6=34.13 m², Njësia nr. 7=53.01 m², Njësia nr. 8=33.09 m², në katin 1 të “2(dy) objekteve në Vlorë (Nr.1 Godinë banimi 8 kat dhe 1 kat parkim nën tokë dhe Nr.2 Godinë banimi dhe shërbimi 8 kat dhe 1 kat parkimi nën tokë) e ndërtuar me fondet e EKB-së në qytetin e Vlorës”.

Vlera fillestare e ankandit është 835 (gjashtëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekë/m2.

Mënyrat e pagesës: Pagesë të menjëhershme të shumës 10% të vlerës së përfundimit të ankandit, e cila do të paguhet nga fituesi i ofertës para lidhjes së kontratës. Shuma e mbetur e vlerës së kontratës (pas pagesës së menjëhershme prej 10%), do të likuidohet në çdo 6 (gjashtë muaj me këste të barabarta për një afat kohor prej 5 vjetësh). Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje 10.2022 ora 13.00.

[/tabs]