Projekt investimi në Delvini, takim me nënkryetarin e Bashkisë

Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa ka pritur në një takim nënkryetarin e Bashkisë Delvinë, Z.Filip Xuxi për të diskutuar mbi problematikën e familjeve të pastreha dhe aplikimeve të regjistruara në bashki për trajtimin dhe përfshirjen në skemën e programit të banesave me kosto të ulët.

Nënkryetarit të Bashkisë Delvinë, Z.Xuxi i është shprehur nga Z.Çipa gatishmëria e bashkëpunimit dhe mundësia për realizimin e një investimi me fondet e EKB-së për ndërtimin e një objekti banimi me kosto të ulët, si një alternativë për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Në përfundim të këtij takimi të dyja palët janë shprehur optimiste për të ndërmarrë një projekt të ri që do të mbështesë kërkesat për strehim.

2958 Total Views 2 Views Today