Punojmë për komunitetin, në ndihmë të familjeve të pastreha, në vazhdën e kësaj nisme, Zëvendës Drejtoresha e Përgjithshme e Entit Kombëtar të Banesave, Znj.Rajmonda Stefa ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë Lezhë, Z.Pjerin Ndreu.
Tema kryesore e takimit ishte krijimi i mundësisë së bashkëpunimit për realizimin e një projekti të ri ndërtimi të banesave me kosto të ulët në mbështetje të politikave sociale për të përmbushur kërkesat e familjeve në nevojë strehimi me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi numrin e familjeve të pastreha që kanë aplikuar pranë Bashkisë Lezhë si dhe sheshet e lira të ndërtimit që mund t’i vihen në dispozicion EKB-së për realizimin e investimit me të ardhurat e veta financiare.