Në Drejtorinë e Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave është organizuar mbledhja mbi plotësimin e treguesve ekonomik dhe financiar për 9-mujorin e vitit 2019. Mbledhja u drejtua nga Z.Stefan Çipa, Drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave me pjesëmarrjen e Drejtorëve të Drejtorive të EKB-së dhe përfaqësuesve të Degëve Rajonale.
Pasqyrimi sa më real i problematikave dhe angazhimi maksimal për përmirësimin e tyre ishte në fokus të diskutimit të kësaj analize, me qëllim plotësimin e detyrave të ngarkuara, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me qytetarët si dhe investimet në fushën e strehimit.
Ulja e numrit të debitorëve në nivelin 34% vijon të jetë një ndër prioritetet dhe problematikat kryesore të punës të evidentuara në këtë analizë dhe në vijimësi nga ana e Z.Çipa është kërkuar dhe insistuar nga Degët Rajonale që të jetë në fokus të veprimtarisë së përditshme. Ky indikator ka influencuar në mosrealizimin e të ardhurave për 9-mujorin nga disa degë të EKB-së.
Gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet rritjes së nivelit të arkëtimit dhe uljes së numrit të debitorëve me qëllim investimin në projekte të reja ndërtimi është objektivi i veprimtarisë së EKB-së. Konkretisht Degëve Rajonale i është kërkuar që të kenë bashkëpunim të vazhdueshëm me njësitë e vetëqeverisjes vendor për mundësinë e investimeve të reja të cilat do të ndihmojnë në uljen e numrit të familjeve të pastreha që nuk mund të përballojnë dot blerjen e banesave në treg të lirë.
Në përmbyllje të analizës janë caktuar objektivat kryesore ku duhet të fokusohen maksimalisht Degët Rajonale për të garantuar arritjen e treguesve financiare dhe zgjidhjen e problematikave të hasura gjatë punës.