Në Drejtorinë e Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave është zhvilluar analiza 6-mujore mbi arritjet, objektivat, pritshmëritë dhe projektet e ardhshme të institucionit. Nën drejtimin e Znj.Redina Kodra, Drejtor i Përgjithshëm dhe përfaqësuesve të degëve tona rajonale është diskutuar mbi plotësimin e treguesve ekonomik dhe financiar për 6-mujorin e parë të këtij viti.
Investimi në projekte ndërtimi për banesa me kosto të ulët është qëllimi kryesor i Entit, ku konkretisht po vijojnë punimet për 2 objekte banimi me efiçiencë energjie në Korçë dhe një godinë me 30 apartamente në Durrës. Ndërsa janë planifikuar projekte të reja ndërtimi për rrethet Gramsh dhe Lushnje. Gjithashtu u bë e mundur përzgjedhja e familjeve përfituese që do të strehohen në 75 apartamentet e 2 godinave të ndërtuara me fondet e Entit në Fier. Njëkohësisht është realizuar shitja e 67 apartamenteve të objekteve të ndërtuara në Berat, Lushnje, Kavajë.
Objektivi ynë vijon të mbetet minimizimi i numrit të familjeve debitore nëpërmjet takimeve në terren me këto familje, njohjes së gjendjes së tyre ekonomike dhe operimi sipas Manualit të Menaxhimit të Debitorëve.
Në mbështetje të politikave sociale të strehimit dhe në bashkëpunim me bashkitë për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.