Analiza 3-mujore e Entit Kombëtar të Banesave

Prioritet investimi në ndërtimin e banesave me kosto të ulët

Gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet rritjes së nivelit të arkëtimeve dhe uljes së numrit të debitorëve me qëllimin financimin e projekteve të reja të ndërtimit është mesazhi që u përcoll në analizën e Entit Kombëtar të Banesave. Nën drejtimin e Znj.Redina Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i

EKB-së, u organizuan tre takime në qytetet Lezhë, Elbasan dhe Fier me Degët Rajonale, duke iu dhënë më shumë hapësira për të diskutuar mbi rastet më problematike dhe vështirësitë në procesin e punës. Strehimi dhe investimi në projekte të reja ndërtimi janë dy prioritetet kryesore të Entit, ku po vijon puna për mundësimin e sistemimit në banesa të 190 familjeve të miratuara përfituese me vendime të Këshillëve Bashkiakë në apartamentetet e ndërtuara me fondet e EKB-së në Kavajë, Fier, Lushnje, Berat dhe Librazhd. Ndërsa po vijojnë puniemt për ndërtimin e 70 apartameteve me kosto të ulët dhe efiçiencë energjie në Korçë.

Për vitin 2017 është planifikuar realizimi i investimeve për ndërtimin e 128 apartamenteve të reja duke përmendur projektin e ri të ndërtimit që pritet të fillojë së shpejti në Durrës dhe Pukë, si dhe vijimi i bashkëpunimit me bashkitë për projekte të përbashkëta për strehim të përballueshëm.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua me detaje për mënyrën sesi duhet të operojnë degët rajonale për minimizimin e numrit të familjeve debitore dhe rritjen e nivelit të arkëtimeve me anë të takimeve, vizitave në terren, njohjes së situatës ekonomik-sociale të këtyre familjeve dhe referimit tek Manuali i Menaxhimit të Riskut dhe Manuali i Debitorëve.

Punojmë për strehimin në Shërbim të komunitetit.

Foto Galeri

7694 Total Views 2 Views Today