Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar
Titulli i pozicionit: Specialist
Dega/ Zyra: Dega Rajonale EKB Lezhë
Venndodhja: Lezhë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (11.04.2017 – 26.04.2017)
Principet e Entit Kombëtar të Baneasve
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i Përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.
Përgjegjësitë e vendit të punës
Specialisti pranë Degës Rajonale ka një varësi direkte dhe raporton te Drejtori i Degës Rajonale.
Specialisti ka këto përgjegjësi:
- Ndjek kreditorët e parregullt (debitorët) dhe evidenton qytetarët që nuk kanë lidhur kontrata dhe arsyet e moslidhjes së tyre.
- Ndjek lidhjen e kontratave të shitjes dhe afatet e tyre.
- Ndjek likujdimin e kësteve të kredisë.
- Administron dosjen për çdo klient (shitjet e banesave me kontratë) dhe shitjet me kredi për klientët e tjerë,duke moslejuar asnjë klientë debitorë të padokumentuar.
- Përfaqëson Degën Rajonale të EKB-së përkatëse, në proceset gjyqësore në lidhje me klientët debitorë.
- Zbaton çdo detyrë të ngarkuar nga Drejtori i Degës për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Degës, brenda profilit arsimor dhe bazës ligjore.
Arsim i lartë:
Jurist, Ekonomist.
Përparësi kanë aplikantët me profil arsimor “Jurist”.
Eksperienca në punë
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
Kërkesë për aplikim.
- Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin
Ploteso Curriculum Vitae).
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë famljare
- Dëshmi penaliteti,
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatëshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.
Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).