Specialist Risku

Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar


Titulli i pozicionit: Specialist Risku


Drejtoria/ Zyra: Drejtoria Ekonomike e EKB-së


Venndodhja: Drejtoria e Përgjithshme EKB, Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (07.01.2016 – 21.01.2016 )


 

Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i Përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

Specialisti i riskut në Drejtorinë Ekonomike është në varësi të Drejtorit, përgjigjet direkt tek ai dhe ka këto përgjegjësi:

  1. Në bashkëpunim me strukturat e EKB-së harton strategjinë e riskut dhe ndjek gjithë problematikat gjatë aktivitetit.
  2. Propozon masat, politikat për sigurimin e provizioneve, evidenton risqet e mundshme të kthimit të investimeve dhe propozon skenarët për adresimin e tyre.
  3. Studion dhe vlerëson cdo dosje kredish, sipas kritereve të vendosura nga Drejtori i Përgjithshëm.
  4. Realizon takime të drejtpërdrejta me Drejtoritë dhe Degët Rajonale për të kuptuar natyrën e vonesave nga ana e klientëve dhe pritshmëritë për kthimin e kredisë.
  5. Këshillon specialistët e Drejtorive dhe Degëve Rajonale rreth mënyrave të zgjidhjes së situatës së vonesave dhe nxitjes për shlyerjen e kredive.
  6. Është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujore e vjetore.
  7. Propozon rastet e kredive në vonesë që mund të riskedulohen apo ristrukturohen.
  8. Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e debitorëve të identifikuar, sipas udhëzimit mbi debitorët.
  9. Përgatit informacione për Drejtorin e Përgjithshëm mbi gjendjen dhe likuidimin e debitorëve, si dhe propozon masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.
  10. Ndjek dhe monitoron procesin e rishikimit të të dhënave themelore për sistemin e klasifikimit të klientëve dhe saktësinë e kontratave të shitjes.
  11. Monitoron në bashkëpunim me punonjësit e financës të strukturave të EKB-së mundësinë e zhvlerësimit të llogarive të arkëtueshme, të krijimit të provizioneve për klientët e këqinj.
  12. Ndjek dhe monitoron në bashkëpunim me strukturat e EKB-së procedurat për nxjerrjet jashtë përdorimi të aktivëve afatgjata dhe të zhvlerësimit të tyre në përputhje me Standartet Kombëtare të Kontabilitetit Nr. 5.
  13. Ndjek dhe monitoron punën lidhur me gjurmët e auditimit për menaxhimin e aktivëve, sipas përgjegjësive, procedurën e marrjes në dorëzim të inventarizimit dhe vlerësimit të tyre.
  14. Kryen identifikimin dhe vlerësimin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave nga strukturat përkatëse të EKB-së.

Edukimi

  • Arsim i lartë Ekonomik.
    • Preferohet Ekonomi-Financë dhe specializim në menaxhimin e riskut

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pese) vite në këtë profil, preferohet eksperiencë në punë në sistemin bankar dhe/ose institucione që përballen me risqe financiar.

Kërkesa të veçanta:

  1. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  2. Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave.
  3. Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlen të punonjë ne terren.
  4. Të ketë aftësi negociuese.
  5. Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshmeme me njerëzit.
  6. Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit.
  7. Të jetë i aftë të kuptojë analiza financiare për aktivitete të ndryshme biznesi.
  8. Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
  9. Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhimin e punës.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj, por janë të avantazhuar personat që njohin gjuhën angleze.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim
  2. Curiculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Kartë identiteti, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor
  4. Dëshmi kualifikuese
  5. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshëm.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

3085 Total Views 2 Views Today