Specialisti i Financës

Misioni dhe Funksionet

Misioni:

Specialisti i financës përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit, sipas ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, dhe Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit.

Funskionet:

  1. Kontabilizon dhe mban përgjegjësi për veprimet e regjistruara në programin elektronik financiar në degën rajonale, në përputhje me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
  2. Sipas afateve të përcaktuara kryen përgatitjen e bilanceve financiare periodike dhe vjetore, sipas kërkesave të ligjit mbi kontabilitetin, për aktivitetin e vitit ushtrimor të degës rajonale.
  3. Organizon, kontrollon dhe ndjek llogaritë analitike të debitorëve, për arkëtimet e detyrimeve që kanë të tretët ndaj degës rajonale, si dhe të likuidimeve ndaj të tretëve për shërbimet e kryera prej tyre.
  4. Kryen kontabilizimin në programin elektronik financiar të kontratave të shitjes së apartamenteve, të njësive të shërbimit (dyqaneve), të njësive të banimit për objektet me VKM, likuidimin e kësteve të kredisë etj.
1082 Total Views 2 Views Today