| Drejtoria/Struktura | Emër Mbiemër | Detyrat funksionale |
| Drejtori i Përgjithshëm | Besmir Hysa | Përfaqëson EKB-në në të gjithë veprimtarinë e tij administrative dhe financiare. Në marrëdhëniet me institucionet e tjera, në marrëdhëniet me të tretët, promovon aktivitetin e EKB-së me kompetencë të plotë veprimi, me përjashtim të kompetencave që ligji ia ka ngarkuar Këshillit Drejtues. |
| Zv.Drejtori Përgjithshëm | Vepron për sigurimin dhe funksionimin me efikasitet të administratës së përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave. Kryen funksionet e Drejtorit të Përgjithshëm në rastet e mungesës, pamundësisë apo paaftësisë fizike për të vepruar, si organ administrativ individual. | |
| Drejtoria Ekonomike | Teuta Pecollari | Harton programin ekonomik dhe financiar, propozon objektivat vjetor, për plotësimin e detyrave të programit ekonomik. Administron, ndjek dhe kontrollon realizimin sipas planit të të ardhurave, shpenzimeve, dhe të investimeve për Drejtorinë e Përgjithshme dhe degët rajonale. Përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit në programin elektronik financiar, të aktivitetit ekonomiko-financiar të EKB-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, dhe Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të përmirësuara. Kryen analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore, mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe të pasqyrave financiare. |
| Drejtoria Juridike | Iris Llagami | Sigurimi i asistencës ligjore dhe juridike brenda kuadrit ligjor në fuqi, për njohje më të mirë dhe interpretimin e legjislacionit nga struktura e EKB-së. Kontribuon në hartimin e akteve normative dhe udhëzimeve të brendshme, që rregullojnë veprimtarinë e EKB-së, në bashkëpunim me drejtoritë në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB, në mbështetje të dispozitave ligjore në fuqi. Sektori i Prokurimeve është përgjegjës për koordinimin, mbarëvajtjen, ndjekjen dhe realizimin e procedurave të prokurimit publik, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. |
| Drejtoria Teknike | Sokol Qehajaj | Drejtoria Teknike trajton probleme të sferës teknike të ndërtimit, është përgjegjëse për sigurimin e projekteve sipas normativave shtetërore dhe sigurimin e shesheve të ndërtimit në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ndjek dhe monitoron zbatimin e kontratave të sipërmarrjes/mbikëqyrjes. Përditëson në mënyrë të vazhdueshme metodologjinë e llogaritjes së kostos mesatare dhe vlerave mesatare të shitblerjes së apartamenteve në treg dhe propozon ndryshimet e nevojshme. |
| Drejtoria e Shitjes, Kredive, Koordinimit të Projekteve dhe Promocionit | Besjana Banushi | Drejtoria e shitjes, kredive, koordinimit të projekteve dhe promocionit harton dhe propozon objektivat vjetore për programin e shitjeve, arketimit nga shitja dhe ndjekjes së kredisë së klientëve, menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e kësteve mujore të klientëve dhe debitorëve sipas Manualit “Politikat dhe Procedurat për Menaxhimin e Debitorëve”, ndjek dhe monitoron procesin e subvencionimit të interesave të kredive lehtesuese të akorduara nepërmjet buxhetit të shtetit, përgatit materiale informuese lidhur me aktivitetet dhe investimet e zhvilluara nga institucioni, të cilat publikohen në faqen zyrtare të EKB-së. |
| Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe e Shërbimeve Mbështetëse | Sisilia Ujka | Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse ka si qëllim të saj sigurimin e mbarëvajtjes së punës të EKB-së, me qëllim arritjen e objektivave, nëpërmjet koordinimit të veprimtarisë së drejtorive/sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe degëve rajonale dhe zbatimin e detyrave që lidhen me përdorimin me efektivitet të burimeve njerëzore, logjistike, financiare dhe ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ndjek dhe zbaton dispozitat ligjore për miratimin e strukturës organike dhe numrin e punonjësve, gjithashtu, zbatimin e procedurave për plotësimin e vendeve vakante të punës. |
| Sektori Auditit | Elda Oshafi | Sektori i Auditimit realizon veprimtarinë e auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së, si dhe në degët rajonale. |
2263 Total Views 2 Views Today
