Takim me Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj.Eglantina Gjermeni

Drejtoresha e Përgjithshme e Entit Kombëtar të Banesve, Znj.Doris Andoni, priti në një takim pune Znj.Englantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Objekti diskutimit ishte problematika e strehimit, si një e drejtë thelbësore e njeriut dhe sfidë për të cilën kërkohen zgjidhje.

foto_shtypiGjatë fjalës së saj Znj.Andoni u përqendrua tek projektet e strategjitë për të siguruar   strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për qytetarët. “Gjatë këtyre 10 muajve, unë dhe stafi im kemi vizituar mbi 20 bashki, kemi takuar e biseduar me mbi 13 kryetar të bashkive të vendit, kemi nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi dhe jemi duke finalizuar 2 marrëveshje të reja. Konkretisht: Kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me bashkitë Fier, Korçë, Berat dhe Lushnje për ndërtimi e rreth 170 apartamenteve; Jemi në process nënshkrimi të marrëveshjes me bashkinë Librazhd për ndërtimi e një banese me 35 apartamente dhe me kryetarin e bashkisë Burrel për adaptimin e një godine jashtë funskioni në banesë; Kemi përfunduar investimin në një objekt banimi me 35 apartamente në Fier dhe po bashkëpunojmë me bashkinë për ndarjen e tyre sa më parë; Kemi lidhur kontrata për strehimin e 40 familjeve në objektet e përfunduara në Korçë dhe Shkodër. Në total në dy vitet e ardhshme do të financojmë për strehimin e rreth 240 familjeve dhe do të vijojmë me investime të reja”.

Ministria Gjermeni vuri theksin tek Programi i Kreditimit të Lehtësuar duke bërë me dije: “Programi i Kreditimit të Lehtësuar nuk është ndërprerë në asnjë moment për qytetarët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, policët e vrarë në detyrë, familjet qiramarrëse, të cilat do të lirojnë banesat e pronarëve, mbështetur në aktin normativ, apo personat që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale me shitësit e banesave dhe rrezikojnë të humbasin paratë”.

Për këtë çështje Znj.Andoni sqaroi se: “Procesi i kontrollit të dosjeve ka nisur që në muajin Prill dhe deri tani ka përfunduar në 8 bashki. Theksoj se në bashkinë e Tiranës nuk jemi lejuar të hyjmë. Janë verifikuar, me metodën e pëzgjedhjes rastësore, rreth 250 dosje. Shkeljet kryesore të evidentuara kanë të bëjnë me mangësi ose mungesë të dokumentacionit, si vërtetim mbi të ardhurat, vëtetime nga ZRPP, etj”.

Ndarja e re administrative ka efektin e saj në strategjitë e strehimit, ku pritet që bashkive t’i krijohen më shumë mundësi si nga pikëpamja territoriale ashtu edhe ajo financiare, e për rrjedhojë Enti Kombëtar i Banesave do të ketë një raport më të ngushtë bashkëpunimi me organet e qeverisjes vendore.

Një ndër projektet më të fundit të Entit Kombëtar të Banesve është marrëveshja e bashkëpunimit me bankat, ku Znj.Andoni informoi: “Një burim i natyrshëm financimi për strehimin janë bankat e nivelit të dytë. Lidhur me këtë do të doja të informoja se së shpejti do të finalizojmë bashkëpunimin me ato banka, të cilat do të ofrojnë kushtet më të favorshme të kredive dhe më të përballueshme për qytetarët”. Takimi u organizua në mjediset e Drejtorisë Qëndrore të Entit Kombëtar të Banesave, me pjesëmarrje të drejtuesve të Drejtorisë Qëndrore, drejtues të Degëve Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave, dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Zhvilimit Urban dhe Turizmit.

5714 Total Views 4 Views Today