Miratohet Karta e Gjenevës për Strehim të Vazhdueshëm

Sesioni i 75-të i Komitetit të Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës të Kombeve të Bashkuara miraton Kartën e Gjenevës për Strehim të Qëndrueshëm

njoftim_per_shtyp (1)Zonja Doris Andoni, Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, ka përfaqësuar Shqipërinë në sesionin e 75-të të Komitetit të Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë në datat 08-09.10.2014. Samiti është paraprirë nga një seancë informale bisedimi, zhvilluar gjatë ditës së Martë më datë 7 Tetor 2014, për tekstin përfundimtar të Kartës për Strehim të Qëndrueshëm (SDGs), e cila më pas i është paraqitur për miratim Komitetit. Karta tashmë titullohet: “Geneva UN Charter on Sustainable Housing”. (http://www.unece.org/fileadmin/DAM/hlm/documents/2014/ECE_HBP_2014_2.pdf).

Karta është një dokument, i cili shpreh vullnetin dhe angazhimin politik të vendeve anëtare të Komisionit Ekonomik të Evropës të Kombeve të Bashkuara në fushën e strehimit, duke u ngritur mbi katër principe themelore: “Mbrojtja mjedisore; Siguria ekonomike; Përfshirja sociale dhe pjesëmarrja; Identiteti kulturor”. Kjo Kartë do të shërbejë si mjet për të mbështetur politikat e strehimit të vendeve anëtare për të rritur aksesin në strehim të përballueshem dhe të përshtatshëm. Njëkohësisht, ky dokument do të shërbejë si bazë për hartimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) për qytetet dhe vendbanimet njerëzore, të cilat do të miratohen në vitin 2015.

Kjo Kartë, së bashku me Startegjinë për Strehim të Qëndrueshëm, të miratuar vitin e kaluar në takimin e Ministrave të Rajonit (http://www.unece.org/index.php?id=35252), janë materiale të vlefshme për hartimin e strategjive kombëtare të strehimit.Komiteti i filloi punimet e sesionit të 75-të me miratimin e Kartës për Strehim të Qëndrueshëm dhe më pas vijoi sipas programit të punës. Në rendin e ditës së dytë, më datë 9 Tetor 2014, në qendër të diskutimit ishte Eficienca e Energjisë në sektorin e Strehimit, ku Znj. Doris Andoni prezantoi objektivat dhe konkluzionet e Workshopit të organizuar më 7-8 Korrik në Tiranë mbi “Eficiencën e Energjisë në Banesa”, duke veçuar prioritetin që ky komponent ka zënë në politikat e Qeverisë dhe të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, të konkretizuara në projekte. (https://ekb.gov.al/component/content/article/98-%C3%ABorkshop-eficenca-energjise-ne-strehim-per-nje-zhvillim-te-qendrueshem)

Prezantimi pati interes nga seksione të tjera të UNECE, siç është ai i Energjisë dhe ai i Industrisë së pyjeve dhe drurit. Në këtë kuader, Zonja Andoni mori një ftesë për të prezantuar në Forumin e Pestë Ndërkombëtare: “Energji për zhvillim të Qëndrueshëm”, i cili do të zhvillohet në Tunizi këtë vit.Gjithashtu nga përfaqësuesi i seksionit të Industrisë së pyjeve dhe drurit në UNECE, u kërkua bashkëpunim per organizimin e një studimi mbi mundësinë e përdorimit të lëndës drusore në ndërtim. Përdorimi i lëndës drusore me ndërtimin e banesave, sot shihet jo vetëm si një lëndë e parë e rinovueshme, por edhe si një mjet për hapjen e vendeve të punës.

Shënim:

Komiteti i Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës (http://www.unece.org/hlm/welcome.html) është i vetmi organ ndërqeveritar që adreson sfidat e strehimit të rajonit të Komisionit Ekonomik të Evropës së Kombeve të Bashkuara – UNECE (http://www.unece.org/termsofreferenceandrulesofprocedureoftheunece.html).

5434 Total Views 4 Views Today