Ekspozitë me projektet konkuruese, stimul kreativiteti për studentë dhe arkitektë

Banesa sociale-ekologjike

Banesa sociale dhe ekologjike, hapi i radhës ekspozitë me të gjitha projektet e realizuara dhe të prezantuara nga vetë studentët dhe arkitektët, pjesëmarrës në këtë konkurs. Një nismë e ndërmarrë nga ana jonë për t’i përcjellë impulse dhe për të vënë në punë kreativitetin tek brezi i ri i arkitektëve, duke implementuar teknologjinë e efiçiencës së energjisë.

Në mënyrë aktive këta dy vjet kemi promovuar zgjerimin e efiçiencës së energjisë në ndërtimin e banesave të reja dhe kemi ndërgjegjësuar aktorë të ndryshëm. Në këtë kuadër iniciuam dhe organizuam këtë konkurs të hapur dhe anonim, për studentë e arkitektë të rinj, me mbështetjen financiare të “Raiffeisen Bank” dhe PNUD-it. Me përzgjedhjen e projekteve konkuruese zgjodhëm si formë promovimi organizimin e një ekspozitë në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë, ku konkurentë të prezantantonin krijimtaritë e tyre para një komisioni të përbërë nga: Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Z.Andrea Maliqari; Zv.Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Z.Gjergj Islami; Zv.Ministër i Zhvillimit Urban, Z.Gjon Radovani; Përfaqësuesja e PNUD, Znj.Mirela Kamberi; Përfaqësuesja e “Raiffeisen Bank”, Znj.Vilma Bace; Arkitekti i EKB-së, Z.Darien Mero dhe Drejtor i Agjencisë së Zhvillimit Urban, Znj.Ledia Toto. Para komisionit u paraqitën gjashtë projekte, ku tre prej tyre u realizuan me anë të video-konferencës Skype, të prezantuara nga studentë italianë, pjesëmarrës në konkurs. Konfort banimi dhe cilësi jetese e lidhur me konsumin e energjisë elektrike është përkthimi në fjalëve i projekteve të studentve, të cilat sjellin një formë të re konceptimi urban.

I ftuar si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve, Zv.Ministri i Zhvillimit Urban, Z.Radovani theksoi mangësitë dhe defiçiencën në literaturën urbane mbi teknologjinë e efiçiencës së energjisë, e cila në mbarë botën është e ardhmja e ndërtimit. Implementimi i legjislacionit në këtë fushë, mungesa e studimeve dhe e vetë terminologjisë referuese në vendin tonë është një ngërç, për të cilët duhet të punohet. Shembulli real është promovimi që po realizohet nga EKB, qoftë edhe në formën e konkurseve, të cilat janë një mënyrë e stimulimit të punës dhe përmirësimit e evoluimit të njohurive të një arkitekti apo studenti të ri. Ndërsa Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Z.Maliqari falenderoi Entin për përkrahjen dhe përfshirjen e herë pas hershme në projekte të ndryshme, të cilat janë benefite, jo vetëm në aspektin akademik të studimeve, por edhe në lidhjen e punës së studentëve me praktikën.

Shpallja e fituesve ishte kurorëzimi i kësaj ekspozite, ku çmimi i parë iu dha tre studenteve italiane Annalisa Rizzo, Teresa Ulivi dhe Antonia Placanica, të cilat kishin sjellë një projekt ekologjik që përmbushte kriteret teknike, sociale dhe urbane të kërkuara. Çmimi i dytë iu dha studentëve të Fakultetit të Arkitekturës Elkeda Kalaci, Albano Guma dhe Dardan Vukaj. Çmimi i tretë u fitua nga Inesa Gishto dhe Denis Muça, studentë të Fakultetit të Arkitekturës. Ndërsa u shpërndanë certifikata pjesëmarrje për konkurentët e tjerë.

Projekti i banesave sociale dhe ekologjike zgjoi interesin e 27 studentëve, të grupuar në 15 skuadra, nga të cilët 63% nga shkolla shqiptare, kryesisht Universiteti Publik; 22% nga shkolla italiane të Firences, Milanos, Torino dhe Bari dhe 15% nga Kosova. Nga këta, ata të cilet vazhduan konkurimin ishin 6 grupe me gjithesej 11 studentë, të cilët vijnë nga Universiteti i Firences, Universiteti Politeknik i Tiranes, Universiteti i Barit dhe ai i Torinos.

Të vendsour për të ecur në rrugëtimin tonë drejt banesave të “gjelbra”, të gatshëm për të realizuar projekte kreative, në mbështetje të familjeve për kushte të përballueshme strehimi me kosto të ulët.

 

 

.

 

 

936 Total Views 2 Views Today